VIDEO/ Berisha: Euro nuk ngre krye në Shqipëri nga droga dhe trafiqet, pasojat ndjehen te xhepi i shqiptarëve

19:52, 25/03/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në ditën e 84 të tubimit qytetar, tha se beteja jonë pa kthim është beteja shpëtimtare për mbarë shqiptarët.

Berisha tha se monedha europiane nuk ngre krye në Shqipëri për shkak të drogës dhe trafiqeve. Ai tha se këtë rrëzim e pëson xhepi, rroga, jeta e çdo shqiptari.

Lideri i opozitës u shpreh se 15% janë mbyllur ndërmarrjet e eksportit, me mijëra e mijëra qytetarë humbën vendet e punës.

Sipas tij, emigracioni dërgon në Shqipëri familjarëve të vet rreth 1 miliard euro, por secila dërgesë, kur vjen në Shqipëri ka humbur 20, 30 përqind të vlerës për shkak të narkoeurove.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e pakufishme ju misionarëve të vërtetë të guximit, shpresës, dinjitetit dhe lirisë së njeriut.

Beteja jonë pa kthim është beteja shpëtimtare për mbarë shqiptarët.

Unë sot para jush, duke përshëndetur ju, përshëndetur oratorët e shkëlqyer që përhapin dritë, të vërteta nga parlamenti i lirisë, ju bëj thirrje mbarë shqiptarëve të pyesin veten çfarë ndodh me interesat e tyre fisnike.

Çdo njeri, çdo qytetar, çdo individ, ka interesa për të cilat ai motivohet, punon, djersin dhe përpiqet t’i realizojë.

Në qoftë se bëjmë një analizë të shkurtër, interesat e shqiptarëve shkelmohen sot nga ky regjim në mënyrën më të pamëshirë.

Interesat individuale të qytetarëve shqiptarë shkelmohen nga regjimi i Edi Ramës në mënyrën më të pamëshirë.

Miqtë e mi, prej një viti ky regjim ka vendosur në Shqipëri narkoeuron, monedhën evropiane të konvertuar në monedhë të konvertuar në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit.

Nga droga dhe trafiqet, monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri.

Rrëzohet këtu monedha e dytë më e fuqishme e planetit.

Mirëpo me këtë rrëzim e pëson xhepi, rroga, jeta e çdo shqiptari.

15 përqind janë mbyllur ndërmarrjet e eksportit. Me mijëra e mijëra qytetarë humbën vendet e punës.

Por mos harroni se në vit, emigracioni dërgon në Shqipëri familjarëve të vet rreth 1 miliard euro.

Secila dërgesë, kur vjen në Shqipëri ka humbur 20, 30 përqind të vlerës për shkak të narkoeurove.

Secili shqiptar që merr paratë që i dërgojnë familjarët e vet, merr 20, 30 përqind më pak se sa ato kanë vlerë aty ku nisen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco