Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Goro në burg ndërsa Xhaçka deputete/ Çollaku: Mbrohet nga mazhoranca

18:08, 25/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka folur në lidhje me arrestimin e kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro për falsifikim dokumentesh dhe zhvendosjen në terren të një sipërfaqeje toke, ku përfituese në këtë vepër penale ka qënë deputetja Olta Xhaçka.

Çollaku u shpreh se Rama po pengon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçkapër të mos i hequr imunitetin.

“Unë shoh një numër të madh rastesh kryebashkiakësh, pushtetarësh, ministrash që akuza themelore e tyre është shpërdorim detyre. Më duhet edhe një lloj amnistie sepse ky shpërdorim detyre shkon deri tek 2 vite, 3 vite shërbim prove dhe pastaj kalon testin.

Edi Rama ka dy ministra të burgosur, ka 4 a 5 të tjerë kandidatë për të shkuar në qeli dhe kjo sjellje e parlamentit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka vetëm një shpjegim, edhe politik, edhe juridik, edhe real. Edi Rama është duke penguar heqjen e imunitetit të deputetes Xhaçka. Është duke penguar që ajo, pas këtij hetimi të detajuar të prokurorisë së posaçme të jetë një nga njerëzit që merret e pandehur dhe rrezikon seriozisht të shkojë në qeli. Kjo është mburoja që po i vë mazhoranca.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco