Zef Preçi: Inceneratorët dosja me dëmin ekonomik më të madh, SPAK duhej ta kishte prioritet

Zef Preçi: Inceneratorët dosja me dëmin ekonomik më të madh, SPAK duhej ta kishte prioritet

18:10, 25/03/2024
A+ Aa A-

“Dokumentet nga administrata përgatiten bazuar te porositë që jepen nga titullari i ekzekutivit dhe nëse ka vullnet për shkeljen e ligjit ai shkelet në mënyrë zinxhir”, u shpreh Zef Preçi në emisionin Task Force në Syri TV.

Ai u shpreh se informacioni ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa janë krijuar shumë agjensi.

Eksperti i ekonomisë u shpreh se SPAK, kur u krijua kishte si synim çështjet e mëdha, jo ato 1 mijë lekshat që marrin punonjësit e policisë.

Preçi tha se kemi disa institucione që janë krijuar që normalisht duhet të administronin pasuritë e vendit që duhej të ishin regjistruar, por janë krijuar mekanizma që largojnë vëmendjen e publikut dhe këtij të fundit i serviren ato vendimet kolegjiale.

“Modeli i SPAK-ut funksionon nëse respektohet principi se trajtohen dosjet që kanë dëmin më të madh ekonomik. Në rastin konkret dosja me dëmin më të madh ekonomik është ajo e Inceneratorëve. Shpresoj që shqiptarët të mos marrin rrugët e Botës, por të rrisin presionin ndaj atyre që paguhen me taksat tona për të kryer detyrën.

 Kreu i SPAK tha se kanë rënë dukshëm denoncimet, pra nuk funksionin as auditi i brendshëm. Ky copëtimi i agjensive shpërndan shumë problemin dhe informacionin”, tha Preçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco