Avancon statusi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO, jo më vëzhguese

Avancon statusi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO, jo më vëzhguese

07:11, 25/03/2024
A+ Aa A-

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka bërë më dije se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, dje vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

“Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje”, ka shkruar Hyseni në ‘Facebook”, sipas RTK.

Sipas tij, me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ‘ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amandamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë’.

“Si Kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës. E një falënderim të veçantë i dedikova sot përmes komunikimit që kisha me telefon presidentit të Asamblesë z. Michal Szczerba, të cilit po ashtu i shpreha pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave tona të përbashkëta”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco