Xhaferri: 5 shkolla/ Si i gënjeu Erion Veliaj 80 mijë banorët e Astirit që sot  nuk kanë shkollë as në 3D!

Xhaferri: 5 shkolla/ Si i gënjeu Erion Veliaj 80 mijë banorët e Astirit që sot nuk kanë shkollë as në 3D!

11:07, 19/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pasi kërkoi mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u zotua se 5 shkolla të reja do të ndërtojë në Astir, por deri tani kjo zonë me 80 mijë banorë nuk ka asnjë shkollë, asnjë çerdhe dhe asnjë kopsht publik. 

Gjatë këtyre ditëve kam qenë në takime të shumta me të rinjtë dhe banorët e kësaj zonë, të cilët në krye të shqetësimeve kanë pikërisht mungesën e një institucioni arsimor publik. 
Për të çuar fëmijët në shkollë, duhet të ndryshojnë vendbanimin, duhet të paguajnë tarifa të kripura të transportit për furgonët dhe taksitë, që ofrojnë shumë pak siguri për fëmijët e tyre. 
Banorët e fisëm të kësaj zonë të ardhur nga të gjitha trevat e vendit kryesisht për një të ardhme më të mirë për fëmijët shprehin përçmim për kryebashkiakun Veliaj që në  9 vite në krye të bashkisë , zonën e ka vizituar vetëm pak herë, duke mos u ofruar asnjë zgjidhje për kërkesën e tyre bazë, shkollën ku të çojnë fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco