Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Vula e PD-së/ Sejamini: Gjykata e Lartë zbuloi shkelje në vendimin e Gjykatës së Apelit, i dha të drejtë Berishës

Vula e PD-së/ Sejamini: Gjykata e Lartë zbuloi shkelje në vendimin e Gjykatës së Apelit, i dha të drejtë Berishës

22:19, 18/03/2024
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Gjykata e Lartë pasi ka verifikuar vendimin e Gjykatës së Apelit ka zbuluar shumë shkelje në të ashtuquajturin gjyq për vulën e PD-së. Sipas Sejaminit me vendimin e Gjykatës së Lartë u legjitimua se ajo që ka bërë Berisha ka qenë brenda ligjit.

“Sot është zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë dhe ajo e ka kthyer në shkallën e parë. Ishte e arsyetuar mirë. Gjykata e Lartë thotë këtë gjë.  Çështja në gjykatën e shkallës së parë ka qenë. Rithemelimi çoi dokumentet për t’u regjistruar, për statusin e ri dhe vendimet e Kuvendit që mblodhi Berisha dhe ia njou këto ndryshime. U munduan të hynin palë të tjera, por gjykata tha se ky është vetëm një akt regjistrimi, sepse partitë regjistrohen në gjykatë. Gjykata e Lartë thotë se Gjykata e Apelit ka bërë dy gabime kur ka pranuar palë z. Alibeaj, që s’ka lidhje dhenga një çështje regjistrimi e ka kthyer në një çështje konflikti mes palëve.

Gjykata e Apelit duhet të kishte parë dokumentet e Rithemelimit për të marrë vendimin se kujt i përket PD. Vendimi i Gjykatës së Lartë e trajton vendimin e Apelit si një trupë diletante, amatore, ndoshta edhe të shitur dhe gjen shkelje elementare. Pra ti po gjykon çështjen A, por Gjykata e Apelit shqyrton çështjen B, ka shkelur procedura, çdo gjë.

Po të lexosh vendimin kupton që i bënë vërejtje elementare gjykatës së Apelit dhe ka shkelur çdo gjë. A ka qenë legjitim ajo që ka bërë Berisha dhe sot nuk ka pikë dyshimi për këtë gjë. Mënyra si janë marrë dokumentet janë në shkelje të ligjit.”-tha Sejamini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco