Gazetari: Serbia ka penguar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Kosova e gatshme për planin franko-gjerman

17:52, 18/03/2024
A+ Aa A-

Vehnar Isufi, gazetar nga Kosova, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ka folur për paralajmërimin e Borrel për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë. 

Gazetari ka theksuar se gjatë këtij viti që pas arritjes së marrëveshjes në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit vazhdimisht ka pasur pengesa për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Sipas Isufit, presioni i faktorit ndërkombëtar duhet të adresohet drejt Serbisë, pasi gjatë kësaj kohet ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë nga grupi paraushtarak serb i drejtuar nga Radoiçiç, si dhe deklaratat nxitëse të presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke thënë që do të ndryshojë qasje në dialog ndaj Kosovës.

Isufi: Vazhdimisht kemi parë që nuk ka pasur pranim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në këto 2 takime. Po bëhet një vit që është arritur marrëveshja në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë, dhe kemi parë që vazhdimisht ka pasur pengesa nga ana e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes, ndërkohë që qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendime që kanë qënë në përputhshmëri me marrëveshjet e arritura në Ohër. Serbia ka dalë dhe i ka penguar ato, siç ka qënë çështja e targave dhe ajo e reciprocitetit e cila ishte vendosur dhe vendime të tjera të cilat vazhdimisht qeveria e Kosovës vazhdonte ti merrte për të shkuar në shtrirjen e sovranitetit në katër komunat veriore por kanë shkuar me bllokim rrugësh dhe veprime të grupeve nacionaliste të dirigjuara nga Serbia.

Kemi parë që nuk ka një rrugë të duhur për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur tashmë dhe e kemi parë dhe një reagim të Josef Borrell i cili ka bërë presion ndaj të dyja vendeve që marrëveshjet të zbatohen, por që unë mendoj se presioni duhet të bëhet më shumë në anën e Serbisë, sepse ne e dimë se në 24 shtator në Banjskë, një grup paraushtarak serb ku në krye ishte Millan Radoiçiç, i sanksionuar nga ShBA që mori përgjegjësinë për këtë sulm. Nga ana tjetër kemi parë deklaratat nxitëse të presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke thënë që do të ndryshojë qasje në dialog ndaj Kosovës sepse po i kërkohet nga ShBA dhe faktori ndërkombëtar që të pranojë vendimin e BKQ për të ndaluar qarkullimin e dinarit.

Kosova ka qënë e gatshme që të zbatoje çdo marrëveshje të arritur, si dhe aneks-dokumentin e marrëveshjes së arritur në Ohër apo siç njihet plani franko-gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco