SYRI TV/ PD denoncon zhdukjen e parave publike, Këlliçi: Klodian Zoto ka paguar 360 mijë euro

17:00, 18/03/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike denoncoi skemën e  zhdukjes së parave  publike jashtë Shqipërisë me anë të kompanive të Klodian Zotos. Anëtari i kryesisë së selisë blu, Belind Këlliçi bëri me dije mënyrën që ka përdorur, Klodian Zoto, i shpallur në kërkim për aferën me inceneratorin e Tiranës, duke bërë 3 pagesë me vlerë 360 mijë euro në një subjekt në Itali.

Këlliçi deklaroi se përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, ka të regjistruar një kompani me Ilir Dedjan, i cili sipas prokurorëve Italian dyshohet se pastron paratë e Ndraghetës. 

Për këtë skemë të dërgimit të parave të qytetarëve jashtë vendit, Belind Këlliçi i drejtoi edhe disa pyetje Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Anëtari i Kryesisë së PD-së deklaroi se SPAK duhet të vendos përpara përgjegjësisë, pronarët realë të inceneratorit të Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco