A duhet rishikuar 'Non Grata' e Berishës?/ Aldo Bumçi: Kongresmeni amerikan kërkoi informacion për këtë masë, ja përgjigja që mori...

15:40, 18/03/2024
A+ Aa A-

Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë në PD, i ftuar në  Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi reagimet e fundit për 'Non Gratan' e Berishës nga ndërkombëtarët dhe argumentoi se a duhet rishikuar si masë.

Bumçi u shpreh se reagime nga ndërkombëtarët ka pasur që me dhënien e kësaj mase, teksa tregoi se si kongresmeni amerikan kërkoi informacion për këtë vendim, dhe përgjigjia e vetme që ka marrë është se faktet për zotin Berisha janë të njohura në median ndërkombëtare dhe lokale.

Që në fillim ka pasur reagime por ata kanë ardhur duke u shtuar, por mos harrojmë që kongresmeni amerikan, anëtari i komisionit  jashtëm në Kongresin Amerikan, i kërkoi atëherë sekretarit të shtetit, informacion.

Ja bëri këtë në takimet e komisionit dhe me shkrim.

Kishte bërë tre kërkesa dhe më pas i bëri publike dhe tha: Kjo është një histori shumë e çuditshme, e paprecedentë, ku unë kërkoj informacion si kongresmen dhe nuk më jepe asnjë informacion, kërkoj të shkoj në zyrën përklatëse dhe të shikoj dokumentet dhe dosjen përkatëse, prap pa e marrë për ta shikuar, dhe ky takim nuk më jepet.

Po flasim këtu për kongresmenë amerikanë dhe përgjigjia e vetme që ka marrë është se 'faktet për zotin Berisha janë të njohura në median ndërkombëtare dhe lokale'.

Kemi gjithashtu qëndrimin e  e vetë departamentit të shtetit dhënë një mediaje në Shqipëri që faktet për zotin Berisha janë marrë nga qeveria shqiptare, nga OJQ dhe mediat shqiptare.

Pra, që këtu e vërteta duket që dosja ështe bosh.

Kemi pyetur analistë shumë të njohur amerikën që ngrejnë pyetjen 'pse tani'? Pas 8 vitesh në opozitë, goditet një person që ka dhënë dorëheqjen dhe është jashtë çdo pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco