SYRI TV/ SPAK 'amnistoi' ish-ministrin Beqaj, akuza vetëm për 'shpërdorim detyre'

14:16, 18/03/2024
A+ Aa A-

 

Edhe pse SPAK e amnistoi, duke i ngritur vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ish-ministri Ilir Beqja është i pakënaqur me SPAK.

Pas njohjes me akuzën Beqja u shpreh se me koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, ai u ka bërë nder pacientëve por sipas tij SPAK nuk e vlerësoi këtë.

SPAK refuzoi të kryej hetime për rolin e Beqajt, sipas sugjerimit të GJKKO, ndërsa tashmë ai do të përballet në gjendje të lirë me akuzën, sëbashku me 8 zyrtarë të tjerë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

SYRI TV

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës, si i përfshirë në aferën 100 milionë euro të sterilizimit.

Por ndërsa SPAK e amnistoi Ilir Beqjan, me akuzë favorizuese, sot ish-minsitri shkoi edhe më tej, duke deklaruar se me këtë koncesion iu është bërë nder pacientëve, dhe prokurorët nuk e kanë vlerësuar siç duhet.

Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital.

Nëse do kishin bërë këtë vlerësim, që ne do kërkojmë të bëhet, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do e nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe xhepat e qytetarëve.

Për 50 muaj prokuroria nuk mori mundimin të hetojë se përse nga prilli 2010 deri në shtator 2013, centrali i sterilizimi i blerë u mbajt në qese, ndërkohë që ISHP kërkonte mbylljen e sallave të kirurgjisë në QSUT. Që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta.

Por ndryshe nga sa veproj SPAK e pretendon ish-ministri Ilir Beqja, ka qene Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila pasi u njohë me materialet hetimore kërkoi thellim të hetimeve për Ilir Beqajan, duke e cilësuar si personin kyç të aferës së sterilizimit.

Ndërsa në vendosjen e masës së sigurisë, gjyqtari Erjon Bani i sugjeroj SPAK që të hetonte siç duhet rolin e Beqajt, për shkak të provave të dala, prokurorët duket se nuk moren parasysh këtë sugjerim të gjykatësit dhe u mjaftua me ngritjen e akuzës së “shpërdorimit të detyrës” për Beqajn, i cili vijon të hetohet për të tjera raste korruptive në gjendje të lirë. Bashkë me ish-minsitrin në bankën e të akuzuarve do të jenë edhe 8 zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-zëvendësministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj përfitues i koncesionit të sterilizimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco