Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

'Tregun e kanë pushtuar produktet e importit, ne na mbeti veç Akademia e Barinjve!'

'Tregun e kanë pushtuar produktet e importit, ne na mbeti veç Akademia e Barinjve!'

11:06, 16/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Tregun e kanë pushtuar produktet e importit, ne na mbeti veç Akademia e Barinjve!

Fermerët e Korçës po hedhin tonelata qepë të cilësisë së mirë të mbetur stok, blegtorët e jugut qumështin po e falin, e fermerët e Myzeqesë vijojnë punën sezonale në Greqi, si i vetmi mjet mbijetese.

Fermerët në mbarë Evropën pushtuan rrugët me traktorët e tyre javët e fundit, por fermerët tonë janë ende tek parmenda dhe forca e krahut ndaj protestat e tyre nuk marrin jehonën që meritojnë, ndonëse nuk kanë munguar.

Sipas një investigimi të Monitor ushqimet e importuara zënë 80% të tezgave dhe shpesh vijnë me çmime më të ulëta se prodhimi vendas.

Bulmetrat, mishi, patatja dhe fasulja nga Turqia dhe Egjipti, Serbia e Greqia shiten më lirë se prodhimet e Korçës dhe të Lushnjës.

Ekspertët e bujqësisë pohojnë se importet janë të pranishme në kulturat për të cilat nuk mungon prodhimi vendas, teksa në vijim kjo mund të dekurajojë mbjelljet dhe të ekspozojë vendin ndaj çmimeve të importit.

Nafta që do duhej të ndahej për fermerët shkon si tollona për patronazhistët, ndërsa fondet e BE që do duhej të jepen për bujqit e blegtorët shkojnë për vilat e oligarkëve që maskohen si investime në Agroturizëm.

Fermerët shqiptarë nuk duhet t'i ndalin protestat, pasi dekadën e fundit janë më të diskriminuarit në Ballkan sa i përket suportit financiar nga shteti i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco