Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë rrëzon sanksionimin e Sali Berishës/ Kalaja: Po vërtetohet pafajësia e kryetarit të PD

13:04, 10/03/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e komisionit të apelimit në PD Adriana Kalaja, e ftuar në edicionin paradites me Megi Fagun në Syri Tv, ka komentuar raportin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë për Shqipërinë, të cilët e vendosin theksin tek fakti, se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ pa asnjë provë.

Kalaja u shpreh se denoncimet e vijueshme nga opozita dhe kryetari i saj, Sali Berisha kanë marrë legjitimitet dhe është provuar nga vetë Këshilli i ambasadorëve Amerikanë se pasqyrimi që Opozita i bën realitetit në Shqipëri është i saktë.  

“Është një këëshill i përbërë nga ambasadorë karriere, të ardhur nga drejtime të ndryshme por të cilët kanë nxjerrë një konkluzion i cili jo vetëm është shuplakë për atë çfarë ka ndodhur me procesin e shpalljes nongrata të zotit Berisha, por edhe me të gjithë atë çfarë po ndodh sot realisht në Shqipëri, ku denoncimet e partisë demorkatike, të vijueshme, por sidomos ato të zotit Berisha,  jo vetëm që kanë marrë legjitimitet por kanë marrë edhe një force provuese sepse është është një copy-paste e asaj çfarë kemi deklaruar në vijimsi. Ti thuhet një formati të tillë që ne provat i kemi por nuk ua japim, jo vetëm që tregon joseriozitet dhe një lobim korruptiv në lidhje me procesin e shpalljes nongrata të zotit Berisha por tregon, fatkeqsisht, degradimin e një pjese të departamentit të shtetit amerikan për mënyrën sesi është iniciuar, madje ka indicie shumë të forta që edhe është paguar për të shpallur nongrata zotin Berisha.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco