VIDEO/ Burgosja e Belerit, Vangjel Dule: Dënimi pa prova, që sot kemi të burgosurin e parë politik

21:14, 05/03/2024
A+ Aa A-

Dënimi i Fredi Belerit sot nga Gjykata e Posaçme u diskutua në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV. I ftuar për këtë çështje, ishte kryetari i Partisë Bashkimi të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule.

Ky i fundit u shpreh se, Beleri është dënuar pa prova dhe sipas tij, sot Shqipëria ka të burgosurin e parë politik.

‘Sot gjyqi parodi ndaj Fredi Belerit u përmbyll dhe askush nuk ka parë video, askush nuk ka dëgjuar regjistrimet, sepse ato nuk ekzistonin.

Çfarë ndodhi.

Në datën 6 maj 2023 u dha urdhri nga Edi Rama që Belerit i duhej ndërprerë rruga drejt bashkisë së Himarës. U mendua se me arrestimin e tij në datën 12 maj, 24 orë para procesit zgjedhor, me panikun e krijuar, arrestimin dhe mbajtjen e kandidatit të opozitës do të mund të arrihej një fitore e lehtë në 14 maj, do të mund ta lironin Belerin.

Por kjo nuk funksionon, Beleri fitoi në mënyrë bindëse bashkinë e Himarës. E nga qelia, Beleri kërkoi nga ata që morën vendimin për ta burgosur, ta justifikonin këtë vendim. Filluan atëherë të montonin një proces.

Siç në mënyrë spektakolare u çmontua në sallën e gjyqit, dëshmoi se procesi ishte montuar keq, amatorizëm dhe me gafa të cilat u ekspozuan në mënyrë bindëse dhe sistematike nga mbrojtja e Belerit.

Që sot kemi të burgosurin e parë politik në Republikën e Shqipërisë’, tha Vangjel Dule në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco