Baza e Kuçovës/ PD: Mbështesim pa rezerva bashkëpunimin me NATO-n dhe detyrimet ndaj saj

Baza e Kuçovës/ PD: Mbështesim pa rezerva bashkëpunimin me NATO-n dhe detyrimet ndaj saj

11:29, 04/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një deklaratë të kësaj partie pas inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Në deklaratë thuhet se PD mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri.

Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme anëtarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë  ndaj saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco