'Fake reforma' dhe vettingu që nuk kapi dot në rrjetë Irenën me 3 mbiemra, Maneku - Gjoka - Spata

'Fake reforma' dhe vettingu që nuk kapi dot në rrjetë Irenën me 3 mbiemra, Maneku - Gjoka - Spata

23:53, 02/03/2024
A+ Aa A-

Ashtu siç është dëshmuar disa herë nga media në vend, procesi i vettingut ka qenë proces politik që është përdorur me standarde të dyfishta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shkarkuar, apo janë emëruar në sistemin e drejtësisë.

Më flagranti nga të gjithë është rasti i Irena Maneku-Gjoka-Spata.

Gjyqtarja e GJKKO, ashtu siç Syri e ka sjellë me fakte edhe më parë, ka gënjyer në procesin e vettingut duke fshehur elementë të rëndësishëm gjatë karrierës së saj, elementë që do ta skualifikonin atë nga sistemi nëse procesi do të ishte i vërtetë dhe jo “fake”.

Gjyqtarja e GJKKO rezulton të përdorë 3 mbiemra, me secilin mbiemër ka kryer shkelje të ligjit, të cilat po i rendisim më poshtë:

Irena Maneku:

Irena rezultoi e shkarkuar nga detyra e gjyqtares për paaftësi që bë vitin 1996, gjë të cilën nuk e ka deklaruar në organin e vettingut, por as ky organ nuk ka kërkuar verifikim pas daljes së fakteve në dritë, gjë që e kompromenton rëndë këtë proces. 

Lexo edhe: SYRI zbardh dosjen e vetingut të gjyqtares/ Irena Gjoka nuk ka deklaruar shkarkimin nga detyra

Irena Gjoka

Irena edhe pse u akuzua dhe faktua publikisht se ishte në konflikt të pastër interesi me liderin e opozitës, Sali Berisha, pasi me firmën e tij si kreu i KLD ishte shkarkuar nga detyra, nuk dha dorëheqje nga çështja. Por as organet e tjera të drejtësisë nuk e shkarkuan pas publikimit të faktit. Shkelje flagrante e ligjit.

Irena Spata

Ditët e fundit, kreu i opozitës iu drejtua publikisht gjyqtares të tregonte nëse ishte përzënë nga një vend për çështje llumi, apo jo. Por kjo gjë u përcoll me heshtje si nga gjyqtarja ashtu edhe nga organet e drejtësisë. 

Avoktati Genc Gjokutaj zbuloi detaje rreth kësaj çështje, detaje që jo vetëm janë shumë të rënda, por edhe të turpshme për një njeri të drejtësisë. 

Gjokutaj deklaroi se gjyqtarja në fjalë është përzënë nga shteti fqinj, Greqia, për faktin se ka tentuar të lëvizë në këtë shtet me çertifikatë të falsifikuar, ku përdorte mbiemrin SPATA. Pas kontrolleve të policisë së Janinës, ku edhe i janë marrë shenjat e gishtave, gjyqtarja është deportuar për në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco