Xhaferri: Komisionet hetimore/ Kushtetuesja të 'çlirojë' Parlamentin nga pengmarrja!

Xhaferri: Komisionet hetimore/ Kushtetuesja të 'çlirojë' Parlamentin nga pengmarrja!

15:10, 02/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas refuzimit të mazhorancës për të ngritur komisione hetimore.

Xhaferri është shprehur se Komisionet Hetimore janë e vetmja armë që ka Parlamenti por veçanërisht opozita, për të evidentuar, kundërshtuar dhe për të çuar në autoritetet e drejtësisë vjedhjen dhe korrupsionin e pashembullt të kësaj mazhorance

Postimi:

Pasi komisioni hetimor për inceneratorët nxori zbuluar vjedhjen e dekadës dhe paraqiti prova të vlefshme për hetimin e SPAK, Edi Rama dhe shpura e tij duan që opozitës t'i mohojnë këto komisione përmes ligjit Felaj- Agaçi për komisionet hetimore.

Deputetët e opozitës që tentuan t'a ndalonin miratimin e këtij ligji në Parlament i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkojnë shfuqizimin e tij, një kërkesë që duhet marrë urgjentisht nga Kushtetuesja, pasi në të kundërt kjo gjykatë do konfirmohet edhe një herë në notere të Autokracisë Ramiste.

Komisionet Hetimore janë e vetmja armë që ka Parlamenti por veçanërisht opozita, për të evidentuar, kundërshtuar dhe për të çuar në autoritetet e drejtësisë vjedhjen dhe korrupsionin e pashembullt të kësaj mazhorance.

Udhëtimet me çarter, djegësit, PPP korruptive në shëndetësi, afera McGonigal janë vetëm disa prej kërkesave emergjente që kërkojnë komisione hetimore dhe mbi të gjitha transparencë për shqiptarët, mbi taksat e të cilëve është kryer gjenocid i pashembullt nga sekti më i rrezikshëm që ka njohur Shqipëria 3 dekadat e fundit.

Edhe apeli i partnerëve në Evropë dhe SHBA është i qartë se Parlamenti duhet të ketë rol kontrollues, por këto apele bien në vesh të shurdhër sapo Rama kthehet nga takimet me Alijevin dhe Erdoganin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco