Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Shehaj në gjyq me Ramën: E vërteta e Bordit të Naftës, kush i imponoi çmimet

Shehaj në gjyq me Ramën: E vërteta e Bordit të Naftës, kush i imponoi çmimet

12:02, 01/03/2024
A+ Aa A-

Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj vazhdon prej një viti një përballje gjyqësore me Kryeministrin Edi Rama për të zbuluar të vërtetën e të ashtuquajturit Bordi i Transparencës që përcaktoi çmimet e karburanteve në vend disa kohë më parë dhe vendimet që u morën për taksën e tyre dhe ndikimin në treg.

Përplasja në gjykatën civile të Tiranës në fakt midis Shehajt dhe Ramës ka nisur në fakt nga vet Kryeministri, i cili e ka paditur për akuzat që ajo i ka bërë publikisht për këtë çështje me një video të publikuar në Instagram dy vjet më parë.

Shehaj tashmë po kërkon prova për ta vërtetuar akuzën, të cilat Kryeministria nuk i jep dhe gjykata, që i ka dalë në krah qeverisë, po ashtu nuk e detyron që t’i paraqesë provat që kërkohen.

Avokati Bledi Dervishaj, përfaqësues i znj. Shehaj e shpjegoi me detaje sot situatën pas daljes nga gjykata:

“Sipas paditësit, kemi kërkimin e një dëmi civil të shkaktuar nga znj. Shehaj për Kryeministrin, për shkak se znj. Shehaj, në mars të vitit 2022, ka publikuar në rrjetin e saj personal Instagram, një video që qëndron 24 orë, ku ka bërë me dije zgjedhje të gabuara me thënë të drejtën, të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit për sa i takon krijimit të Bordit të Transparencës lidhur me përcaktimin e çmimeve të naftës, që arriti deri në 265 lekë për litër.

Zonja Shehaj në atë publikim ka kërkuar uljen e taksës dhe përmes kësaj ka bashkëpunuar edhe me deputetë të opozitës për të depozituar nj nismë në Kuvend, që është Ndryshimi i Ligjit për Taksat Kombëtare.

Fakt është që ai ligj u shqyrtua 17 a 19 muaj me vonesë duke e bërë atë të pavleshme në kohë dhe nga ana tjetër vjen pasoja që Kryeministri e padit zonjën Shehaj për shkak “të cenimit të nderit, dinjitetit” nga thëniet e saj; është ndier i fyer.

Në këto lloj gjykimesh civile kërkohet që e paditura të provojë ato që ka shkruar apo ka thënë në rrjetin e saj Instagram dhe për t’ia kërkuar paditësit atë që kërkonte, provën. Përgjatë dy seancave të kaluara kemi kërkuar nga gjykata, marrjen e provës pranë Kabinetit të Kryeministrit lidhur me takime, axhendë , konsultime dhe dokumente mbi shoqëri që operojnë në fushën e tregtimit të karburanteve, që kishin kryer evazion fiskal dhe ishin kallëzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në atë kohë (zonja Shehaj, nën drejtimin e saj) dhe që pretendohej dhe për të shmangur rriskun, për t’i përfshirë ata në Bordine  Transparencës. Ky ishte kërkimi i provës për ne. Kjo kërkesë na u rrëzua nga gjykata.

Po ashtu një kërkesë tjetër për thirrjen e provës me dëshmitarë, midis tyre anëtarë të Kabintetit të zotit Kryeministër ashtu sikundër edhe ish-Zv.Kryeministrin Ahmetaj, ish-ministër i Financave apo funksionarë të tjerë të administratës shtetërore që kishin lidhje dhe kishin dijeni lidhur me atë që kishte ndodhur në tregun e karburanteve dhe që lidhej edhe me rritjen e çmimeve dhe funksionimin e Bordit të Transparencës.

Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata.

Pra, paditësi kërkonte nga e paditura provën, ku e mbështeste deklarimin e saj, ndërkohë që paditësi që administronte provën nuk e jepte me kërkesën tonë, por gjykata nuk pranoi t’ia merrte atij.

Të detyruar nga kjo situatë, në vlerësimin tonë jo të drejtë, një qëndrim jo objektiv i gjykatës, parashtruam kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit nga trupi gjykues. Edhe kjo kërkesë rezulton e shqyrtuar nga një tjetër gjyqtare e kësaj gjykate dhe e rrëzuar.

Por ajo që nuk më vjen mirë si jurist, por nëse një palë në një proces civil kërkon përjashtimin e gjyqtarit dhe për këtë merret një vendim, ajo gjyqtare dhe Sekretaria e gjykatës kanë për detyrë t’ia njoftojnë palës se përse kërkesa e saj u rrëzua dhe nuk u pranua.   

Në datën e sotme kemi marrë dijeni, në këtë seancë, që kjo kërkesë ishte rrëzuar, një e metë e këtij procesi që tregon nj veprim proceduarial aspak të rregullt.

Sot më 1 mars, ndërkohë që ka kaluar një periudhë jo e vogël kohe, gjashtë muaj që nga momenti i zhvillimit të seancës së fundit, janë krijuar një tërësi rrethanash provash të reja, të cilat përligjin atë që zonja Shehaj ka evidentuar në atë postim të marsit 2022. Për këtë arsye ne ushtruam një të drejtë procedurale për ta riçelur edhe njëherë administrimin e provave dhe hetimin gjyqësor dhe për të marrë gjithë dokumentet.

Çfarë janë këto dokumente?! - Praktika parlamentare e rrëzimit të ligjit dhe bashkëpunimi shkresor që ka pasur Kryeministria me Kuvendin për ta rrëzuar ligjin për uljen e taksës së karburantit.

Kjo kërkesë dhe shumë prova të tjera që ne kërkuam gjykata ia bëri me dije palës paditëse, përfaqësuesit të Kryeministrit, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me kërkimin dhe seanca tjetër u caktua në maj të këtij viti.

Shpresoj që të paktën në këtë vendimmarrje, që gjykata të tregojë objektivitet pasi i kërkon palës së paditur prova. Atëherë jepi mundësinë që t’i administrosh ato e pastaj vlejnë ato prova apo nuk vlejnë, le t’ia lemë gjykimit të themelit.”/ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Në gjyq me Ramën, Shehaj: Pse s'flet për licensat e naftës që i ka dhënë ndërkombëtarëve?! Kam prova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco