Vizita e Zelenskit/ Kur Rama merrte Duçkën e aferës 'McGonigal' në Kiev

Vizita e Zelenskit/ Kur Rama merrte Duçkën e aferës 'McGonigal' në Kiev

12:30, 27/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski pritet të vizitojë Tiranën.

Ai pritet të mbërrijë sonte në kryeqytetin shqiptar, ndërsa nesër do të zhvillohet samiti për Ukrainën.

Politika shqiptare ka mbështetur në mënyrë të unifikuar luftën e drejtë të Ukrainës kundër pushtuesit rus.

Megjithatë, kur lufta shpërtheu dhe liderë të ndryshëm po vizitonin Kievin në kohë luftimesh, përjashtim nuk bëri as kryeministri shqiptar, që mbërriti atje me një shpurë të madhe pas vetes.

Ironia ishte se mediat ndërkombëtare po e quanin këtë fluks vizitash si një turizëm lufte.

Mes turistëve që Rama mori me vete në Ukrainë, ishte edhe Dorian Duçka, këshilltari hije i kryeministrit shqiptar.

Duçka është personazh kyç në mega-aferën e Edi Ramës me agjentin e dënuar të FBI, Charles McGonigal.

Kjo aferë nxjerr në pah edhe njëherë lidhjet direkte dhe indirekte të Ramës dhe njerëzve pranë tij me personazhe të dyshimtë rusë.

Jo vetëm kaq, por Duçka del edhe në një tjetër dosje, atë të lidhjeve me një kompani kineze. Kjo e fundit ka sponsorizuar dhe ekspozitën e kryeministrit Edi Rama në Hong Kong. Kompania në fjalë është e lidhur me Partinë Komuniste.

Kujtojmë se edhe pse bëri turizëm lufte në Kiev, Rama nuk ngurroi që të mbante hapur dyert dhe portet e Shqipërisë për turistët dhe mallrat ruse, duke sjellë reagimin e Ukrainës.

Po ashtu, qeveria e tij është akuzuar se indirekt po shkel sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus.

Gjithashtu, Rama është bërë mburojë ndaj presionit perëndimor mbi Serbinë, që ajo të mbështesë sanksionet ndaj Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco