Reforma/ Celibashi njofton disa ndryshime në Kodin Zgjedhor

Reforma/ Celibashi njofton disa ndryshime në Kodin Zgjedhor

12:09, 27/02/2024
A+ Aa A-

Sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, komisioneri Ilirjan Celibashi po raporton "online" për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Celibashi i fokusoi fjalët në dy çështje që kanë të bëjnë me dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese që urdhëron votimin e emigrantëve dhe rishikimin e kufirit prej 10 mijë votash për mandatin.

Ai kërkoi se këto dy vendime duhet të reflektohen në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“KQZ është një institucion që tashmë ka një konfigurim të ndryshëm nga ajo ça ne jemi mësuar ta shohim më parë. Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e Gjykatën Kushtetuese që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe i dyti me shfuqizimin e dispozitës së Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin. Unë kam konsideruar nevojën për ta sjellë në vëmendjen tuaj. Pa u hyrë detajeve, po paraqes një listë të aspekteve të ndryshimeve në Kod që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi më tej se duhet shikuar edhe mundësia për votimin e rreth 30 mijë personave që e kanë të pamundur të paraqiten në Qendrat e Votimit.

“Kemi sjellë në vëmendjen tuaj çështjen e sigurimit të së drejtës së votës për një kategori që nuk shikojnë dot në QV, do vazhdojmë t'i lëmë pa votuar apo të krijojmë një mundësi që ata të votojnë, duke siguruar fshehtësinë e votës. Mendoj se është një çështje që duhet të adresohet, janë rreth 30 mijë votues shqiptarë që nuk e kanë të mundur të paraqiten në QV. Po të vazhdojmë që të kemi këtë situatë apo do ta ndryshojmë?“, tha Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco