Berisha: Edi Rama, çdo marrëveshje që mund të kesh bërë, do ta grisim! Qytetarët shqiptarë që do të bëjnë gjyqin

Berisha: Edi Rama, çdo marrëveshje që mund të kesh bërë, do ta grisim! Qytetarët shqiptarë që do të bëjnë gjyqin

19:13, 25/02/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka paralajmëruar Edi Ramën në lidhje me skandalin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, pasi kryeministri flet lartë e poshtë se ka bërë marrëveshje njësoj si i dënuari me 28 muaj për çështjen shqiptare.

‘Edi Rama çdo marrëveshje që mund të kesh bërë, do ta grisim dhe ta hedhim në koshin e plehrave, do të jenë qytetarët shqiptarë që do të bëjnë gjyqin’, theksoi Berisha gjatë fjalë së tij në protestën e demokratëve te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq!

Kjo javë ka bërë krenar çdo shqiptar. Ka bërë me krah çdo shqiptar, sepse shqiptarët e panë në 20 shkurt se cila është fuqia magjike e bashkimit të tyre.

Se me bashkimin e tyre tejkaluan çdo lloj parashikimi.

Tronditën në themele Edi Ramën dhe suitën e tij, organizatën kriminale të tij, qeveri.

Rezonuan në të gjithë botën.

Prandaj ju drejtohem ju misionarëve të bashkimit, të bëni gjithçka, të bashkohemi si kurrë më parë me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për lirinë dhe dinjitetin e tij.

Me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për interesin kombëtar të këtij vendi dhe kombi.

Me çdo shqiptar që është i gatshëm të përballet me këtë regjim krimi, droge dhe vjedhje të Edi Ramës.

Edi Rama është tronditur thellë gjer në palcë. E kam thënë dhe u them nuk ka njeri më frikacak mbi tokë se atë.

Mos e harroni kurrë këtë.

Këto 2-3 ditët e fundit, Edi Rama hap thashetheme dhe fjalë se ai, nuk kërkon një mandat tjetër. Nga ana tjetër lë të kuptohet poshtë e përpjetë se ka bërë marrëveshjes si McGonigali.

Tani më lejoni të ju them ju. Edi Rama së pari asnjeri nuk beson mashtrimet e tua dhe çdo marrëveshje që mund të kesh bërë, do ta grisim dhe ta hedhim në koshin e plehrave.

Do të jenë qytetarët shqiptarë që do të bëjnë gjyqin në bankën e të akuzuarit, gjyqin e historisë.

Nuk ke shpëtim.

Ëndërra jote për Shqipërinë për opozitë, ka marrë fund.

Shqipëria sot ka opozitë më të fuqishme se kurrë.

Vajatorët e tu, larot e Shqipërisë pa opozitë që u sulmojnë ju, që sulmojnë demokratët nga mëngjesi gjer në darkë janë skllevër të organizatës kriminale të qeverisë.

Janë skllevër të firmave të tyre, të parave të krimit me të cilat mbrohen.

Ndaj dhe asnjë ndikim nga fushata e tyre e turpshme, e shpifur, e mashtrimit e sharjeve se ata përfaqësojnë thjeshtë larot e Edi Ramës, larot e regjimit, larot e krimeve qeveritare dhe të veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco