VIDEO/ Pedagogu Gjoka: Rilinjda i ka rrënjët te serbët, Rama jo rastësisht është vëlla me Vuçiç

VIDEO/ Pedagogu Gjoka: Rilinjda i ka rrënjët te serbët, Rama jo rastësisht është vëlla me Vuçiç

18:48, 24/02/2024
A+ Aa A-

Pedagogu, shkrimtari Behar Gjoka, pjesëmarrës në tubimin qytetar tek banesa së liderit demokrat Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij u shpreh se që Rilinjda e PS i ka rrënjët në 8 nëntorin e '41 në partinë e Miladin Popoviç.

Të vish në këtë rrugë ku projektohet e nesërmja, ku projektohet e sotmja, më shumë se sa detyrim është një kënaqësi që provon se shpirti i shqiptarëve është ende gjallë dhe nuk do lejnë askënd që ta prishë perspektivën.

Nuk e di, këta mbrapshtitë i mbulojnë me mbrapështi.

Ishte një mbrapështi tjetër, ishte lajmi që na dha Piranja, me tmerrin dhe makabritetitn e pafytyrësinë, e babëzinë edhe me të vdekurit.

Është e tmerrshme dhe nuk  e di çfarë ka mbetur tjetër për tu bërë, që këta të kuptojnë që janë pjesa më shkatërrimtare e jetës së shqiptarëve dhe e perspektivës.

Të dashur pjesëmarrës, unë me ju doja të ndaja gjëra që kanë një adresë të të menduarit .

Më bën përshtypje fakti që shumë nga TV dhe opinionistët, shpesh, me guxim dhe me krenari thonë, se 'PD i ka ardhur moment i shurjes'.

Çfarë do thotë kjo?

Partia që solli pluralizimin? Partia që solli demokracinë?  Duke harruar që Rilinjda e PS i ka rrënjët në 8 nëntorin e '41 në atë parti të Miladin Popoviç.

Mos harroni!!  Rama jo rastësisht është vëlla me Vuçiç dhe 'Open Ballkan' iher vdes, iher ngjallet,  dhe s’merret vesh se çfarë ndodh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco