SYRI TV/ Minatorët e Prrenjasit zhgënjehen nga Rama: Nuk na dha statusin, pensioni nuk del as për ilaçe

13:14, 22/02/2024
A+ Aa A-

Ish-minatorët e Prrenjasit shprehin zhgënjim me qeverinë, për mosmbajtjen e premtimit për statusin e minatorit. Ata thonë se janë të rrënuar financiarisht, pasi pensioni që marrin nuk u mjafton as për medikamentet që kurojnë sëmundjet kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka.

Nga SYRI TV

Rreth një mijë ish-minatorë të Prrenjasit ndihen të braktisur nga qeveria, e cila ende nuk ka mbajtur premtimin për miratimin e statusit të minatorit.

Ish-punonjësit e minierës së Hekur-Nikelit në Prrenjas, shprehen se sot ata nuk përfitojnë të ardhurat financiare që do t`iua garantonte statusi i minatorit,

Pensioni që marrin aktualisht, nuk u mjafton as për të kuruar sëmundjet kronike të shkaktuara nga puna në nëntokë.

Sot i gjithë qyteti nëntokësor i minierave në Prrenjas është kthyer një gërmadhë, që  nëse do të mirëmbahej do të ishte një ndër pasuritë atraktive të shtetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco