‘Washington Post’ e quan marrëveshje kontroverse/ Rama u jep leksione... opozitarëve europianë

‘Washington Post’ e quan marrëveshje kontroverse/ Rama u jep leksione... opozitarëve europianë

12:39, 22/02/2024
A+ Aa A-

Qindra media ndërkombëtare në Europë dhe SHBA po raportojnë së fundmi se parlamenti shqiptar i hapi rrugën marrëveshjes për të marrë mijëra azilantë nga Italia.

Marrëveshja 5-vjeçare është cilësuar kontroverse, raporton gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post.

Sipas saj, Shqipëria nuk është një shtet i BE, prandaj marrëveshja cilësohet si kontroverse.

Ajo është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut.

Kurse vetë Rama bëri një postim në anglisht ku mëson opozitarët në Europë se duhet të lënë grindjet e brendshme për çështjen e emigrantëve.

“Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë!  Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta.

Punojmë së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, pa e lënë këtë çështje të përdoret si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që rrisin ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt.

Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të zvogëlojë vështirësinë e kësaj sfide dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet.  Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane besnike ndaj vetvetes, mundet”, shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco