SYRI TV/ Policia ‘merr peng’ protestuesit e opozitës, mbi 10 qytetarë shoqërohen në komisariat

23:00, 20/02/2024
A+ Aa A-

Me kapuçë ne kokë dhe pa mjete identifikuese, efektivët e policisë së kryeqytetit, shoqërojnë me forcë disa prej protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mbi 10 protestues janë shoqëruar në komisariat, me motivin se hodhën lëndë piroteknike në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Pavarësisht protestës paqësore, këto janë pamjet e dhunës së policisë ndaj disa qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Këto janë pamjet e shoqërimit të njërit prej protestuesve që goditet dhe tërhiqet zvarrë nga disa persona. Ata nuk janë të identifikueshëm nëse janë punonjës policie ose jo, pasi janë kujdesur që edhe të fshehin fytyrën me kapuçë në kokë. Të paktën 10 protestues janë shoqëruar në komisariate të ndryshme (SHOQËROHET ME TABELEN E EMRAVE) dhe mbetet për tu sqaruar nga blutë e kryeqytetit se në ç’rrethana është marrë një vendim i tillë.

Disa prej protestuesve hodhën flakadanë e kapsolla në drejtim të godinës së kryeministrisë, dyert dhe dritaret e të cilës ishin të blinduara me mbrojtëse metalike. Këto janë momentet kur mjetet piroteknike hidhen nga protestuesit mes kordonit të policisë dhe godinës qeveritare.

Siç duket nga pamjet, nuk rezulton që te kenë patur kontakt me punonjësit e policisë, ndërsa nga kjo e fundit nuk është raportuar asnjë e dhënë mbi ndonjë efektiv të lënduar. Por përkundër kësaj, nuk u prit asnjë minut nga përfundimi i fjalimeve në tribunë dhe policia nisi shoqërimet masive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco