Cara: Sot është përballja me rikthimin e diktaturës!

Cara: Sot është përballja me rikthimin e diktaturës!

12:50, 20/02/2024
A+ Aa A-

Igli Cara, ish-kandidati i PD për bashkinë e Durrësit,  anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i ka përcjellë një mesazh qytetarëve të të gjithë vendit, pak orë para fillimit të protestës kombëtare të opozitës në Tiranë.

“Sot nuk protestohet për një forcë politike apo emër të veçantë, por për ndryshim!” nënvizon Cara në mesazhin e tij.

“Të shumta arsyet për të protestuar për durrsakët dhe jo vetëm, - shkruan ai në Fb. - 20 shkurti nuk është vetëm një protestë simbolike, nuk është vetëm një moment historik, por është përballja me rikthimin e diktaturës, që po i përzë shqiptarët nga toka e tyre, nga vendi i tyre, nga familjet dhe të afërmit.

Një vit pa marrë bonusin e qirasë duke i lënë pa strehë mijëra familje në Durrës; vjedhja e pasurisë kombëtare dhe grabitja e portit të Durrësit; shkollat, që po zbrazen; tokat e lëna djerrë në fshatra janë përditshmëria e gjithsecilit prej nesh, është e tashmja jonë, pa zgjidhje dhe pa alternativa.

Në të njëjtën kohë janë arsye për të protestuar.  Sot nuk protestohet për një forcë politike apo emër të veçantë, por për ndryshim! Sot nuk është dita për të votuar, por është dita jonë, është dita e qytetarëve që i duan familjet e tyre, e duan vendin e tyre!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco