‘Këtë diktaturë do e shkulim me rrënjë’, logopedi: Ky hajdut mendon se...

19:29, 19/02/2024
A+ Aa A-

Edhe mbrëmjen e sotme qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur për të protestuar para banesës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Në tubimin e sotëm nuk munguan përfaqësues të personelit mjekësor, ku u bënë thirrje mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të bashkohen në 20 shkurt në protestë, dhe të mos lejojnë që hajdutët dhe të pashkolluarit ti largojnë nga vendi i tyre.

Sot, nuk ka demokrat, komunist, spiun  dhe patronazhist që nuk e beson se këtë diktaturë nuk e  beson se këtë diktaturë do e shkulim me rrënjë, Unë jam personel shëndetësor, jam logoped. Por edhe fizioterapistëve, stomatologëve dhe farmacistëve, me taksën e re po iu thuhet ikni dhe ju se s’na duheni, Ky hajduti mendon se do na përzër nga shpitë tona, por jemi ne që do  e përzëmë atë.

Mjekët dhe infermierët janë ata që kanë statusin më të veçantë në shoqëri sepse shërojnë plagën e secilit prej nesh, por nuk e kanë vëmendjen e shtetit, pasi të pashkolluarit  nuk e duan shkollën dhe njerëzit  e ndershëm, duan hajdutët dhe të korruptuarit. Ju bëj thirrje mjekëve të bashkohen në protestë. Nuk ka forcë në këtë botë që mund t’ju shkel me këmbë përsa kohë ju nuk e ulni kokën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco