Dava Marku: Ejani nesër me 20 shkurt në sheshin e njerëzve të lirë

18:59, 19/02/2024
A+ Aa A-

Dava Marku qytetare e pranishmë sot në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha ju bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirru nesër nga opozita.

Sot jam zëri i çdo mësuesi të vendit tim, jam zëri i çdo fëmije të vendit tim, jam zëri i çdo prindi, e studenti të vendit tim, i cili ka një arsim që lëngon.

E të dashur miq unë do ju drejtohem më zërin e lartë me forcën e qenies time.

Mësues të dashur, nesër me 20 shkurt të jeni në shesh, jo kokëulur por kokë lartë, ejani mos kini frikë që pasnesër do ikni nga puna .

Jo, të dashur miq , prindër, fëmijë e studentë, ejani nesër me 20 shkurt në sheshin e njerëzve të lirë, në sheshin e burrave dhe grave të forta, në sheshin e njerëzve që reagojnë, në sheshin e njerëzve që nuk heshtin por reflektojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco