Non grata e Ramës, dhe lista e 300-ve, pyetja e munguar ndaj sekretarit Blinken

Non grata e Ramës, dhe lista e 300-ve, pyetja e munguar ndaj sekretarit Blinken

08:39, 16/02/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Udhëheqësit të shquar Rama, siç e emërtoi sekretari Blinken i dënohet ortaku drejtor i FBI nesër në Uashington, ku thuhet se qeveria e kryesuar nga udhëheqësi i shquar është korruptuesja dhe siç thoshte Prokurori federal Garland Merrick në Senat, ky fakt është cenim i Sigurisë Kombëtare…

Asgjë e re nga fronti i perëndimit…

Yuri Kim qeshte gjithë hare në një vend të shkretuar.

Katër drejtues të Gjykatës Kushtetuese, të Lartë, SPAK, Inspektorati i Drejtësisë, morën dhe shkëmbyen një dhënie duarsh, duke i trajtuar afërsisht si statistikë.

KM Rama, shigjetoi Kosovën, mjaltoi Serbinë, e më tutje dalldisi globalisht, sikur të ishte mysafir në Tiranë.

Darka e shtruar mbeti për një herë tjetër, se axhenda ndërroi kohë. Rama kishte gatuar shumëçka jashtë sofre..

Ajo nuk mund të jetë darkë amnistie për keqbërjen e Ranës ndaj shqiptarëve.

Mbi 650 mijë shqiptarë opozitarë, përfaqësuesit e tyre nuk u përfshinë askund në agjendë. Përsëritja e thënies së Baker nga Blinken se jemi me ju dhe ju jeni me ne, la mënjanë gjysmën e shqiptarëve nën regjimin autokratik të “udhëheqësit të shquar…”

Rama është vërtet i shquar për diçka.

Është i shquar për ta renditur vendin në krye të listës së Mafias..

Një pyetje mungoi nga gazetarët. Sigurisht atyre shqiptarë.

Ju zoti sekretar Blinken keni sanksionuar non grata liderine opozitës Sali Berisha. Megjithë kërjesat e shunta medistike dhe të kongresmenlve nuk keni bërë me dije prova..

Po për kreministrin shumë të nirë e udhëheqësin e shquar Rama siç ju thatë, kur nesër në gjykatën amerikane në Uashington, të dënohet drejtori FBI Charles McGonigal, dhe është pranuar nga drejtësia anerikane korruptimi i tij nga qeveria Rama, do ta sanksiononi si minues demokracie dhe korrupsion?!?

Po listën me 300 emra të politikës, pushtetit, bizneseve, deputetëve, bashkiakëve, ministrave, ish-ministrave, njerëzve të medies, të sanksionuar si non grata, kur do të bëhet transparente?!?

Herën tjetër premtoi se do takojë opozitën

Por herën tjetër, SHBA do të ketë Sekretar tjetër…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco