VIDEO/ Murrizi: Në takimin me Blinken mungoi Gjykata e Posaçme, na tregoi se SPAK është mbi drejtësinë

22:11, 15/02/2024
A+ Aa A-

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi takimet e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me drejtuesit e drejtësisë së re, të kapur nga Edi Rama tani.

Murrizi tha se, në këtë takim mungonin drejtuesit e Gjykatës së Posaçme. Sipas tij, prania e drejtuesit të SPAK dhe jo e gjykatës, na tregoi se SPAK është mbi drejtësinë.

‘Çfarë pashë në deklaratën e Blinken dhe takimin e Dumanit dhe Artur Metanin, partizan Sokol Sadushin dhe me njërën që ka punuar në bashki me Ramën, që është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, punonjësja e bashkisë.

Ky foli e tha se, anëtarët e krimit të organizuar të përfundojnë në gjyq. Foli për ordinerët, nuk tha asnjë fjalë për zyrtarët.

U zhgënjeva shumë që nuk takoi, kampjonin e drejtësisë së Yuri Kim, ish-hetuesin Ardian Dvorani. Sa do të jetë mërzitur Ben Kraja që Yuri se ka ftuar në takim.

Aty pashë që ishin të gjithë të ftuar këta të drejtësisë së re, përveç Gjykatës së Posaçme. A mos  na tregoi se, SPAK është mbi gjykimin, mbi drejtësinë’, tha Myslim Murrizi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco