SYRI TV/ Fëmija po vuan me tumor në kokë, familja e varfër lutet për ndihmë

12:35, 15/02/2024
A+ Aa A-

Familja Fejza nga lagjja Fermë e Cërrikut bën apel për ndihmë. Djali i madh vuan nga tumori në kokë, e si të mos mjaftonin problemet shëndetësore, edhe varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje. Prindërit e djalit me lot në sy bëjnë apel për ndihmë për të siguruar shumën prej 15 mijë eurosh që i nevojitet për operimin e të birit.

SYRI TV

Familja Fejza nga lagjja Fermë e Cërrikut, përveç jetesës së vështirë në varfëri të tejskajshme, është duke vuajtur prej 13 vitesh sëmundjen e djalit të madh, Agimit i cili është diagnostikuar me tumor në kokë. Pas operacionit të parë mjekët i kanë kërkuar të operohet përsëri, pasi sëmundja është e vështirë dhe i ka krijuar probleme jo vetëm të shëndetit mendor por edhe fizik.

Kryefamiljari Qemal Fejza është i vetmi person që punon në këtë familje, por të ardhurat që mbledh janë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat. Me lot në sy ai kërkon ndihmë për të mbledhur një shumë prej 15 mijë eurosh për të kryer operacionin.

Nëna e Agimit, Lorenca shprehet se gjendja e të birit po vështirësohet nga dita në ditë. Ajo detyrohet të qëndrojë çdo ditë në shtëpi për t’u kujdesur për djalin e sëmurë, pasi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, asnjë shkollë nuk e mer për sipër. Jetesën ia vështirësojnë më tepër edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, po ashtu me probleme shëndetësore.

Kjo është historia e trishtë e familjes Fejza, që prej 13 vitesh është duke luftuar me sëmundjen e djalit të madh, por deri më tani askush nuk e ka ndihmuar, ndaj apeli i tyre shkon për ndihmë tek kushdo që ka mundësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco