Senati italian miraton paktin Rama-Meloni për kampet e refugjatëve

Senati italian miraton paktin Rama-Meloni për kampet e refugjatëve

12:03, 15/02/2024
A+ Aa A-

Senati italian ka miratuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët që parashikon ngritjen e dy kampeve në vendin tonë për të pritur mijëra azilkërkues të huaj në vit.

Ky projektligj u miratua nga Senati i Italisë me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim.

Pas miratimit nga Senati, marrëveshja u duartrokit nga deputetët e mazhorancës italiane.

Kujtojmë se marrëveshja për emigrantët e nënshkruar nga kryeministrat Rama-Meloni është aprovuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si dhe është miratuar nga Kuvendi.

Marrëveshja është kritikuar ashpër nga opozita në Shqipëri dhe Itali, nga mediat, analistët dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco