KAFE SHQETO/ Varfëria e tejskajshme, Shpresa Guci lë moderatorin pa fjalë

11:28, 15/02/2024
A+ Aa A-

Një prej banoreve të prekura nga tërmeti tragjik i vitit 2019 ka treguar për KAFE SHQETO në SYRI TV me moderatorët Flavio Qarri dhe Ola Bregu, se si vijon jetesa e saj e varfër në kontejnerët dhe çadrat e dhëna nga qeveria pas tërmetit.

Shpresa Guci, një familjare e cila jeton me 2 fëmijë të mitur në kontejner, ka akuzuar Bashkinë e Durrësit se nuk i kanë shkuar për t'i dhënë drejtim problemit të saj dhe se nuk i kanë paguar asnjë lek, megjithëse nga qeveria qendrore dhe ajo lokale janë përdorur mbi 1 miliard euro për të prekurit nga tërmeti.

Intervista në KAFE SHQETO:

Flavio Qarri: A keni shkuar ju më pas në bashki, a keni bërë kërkesa, a keni kërkuar?

Shpersa Guci: I kam hedhur letrat, kur na i kërkuan, i hodha të gjitha letrat dhe më thanë që së shpejti do ndahen shtëpitë.

Flavio Qarri: Po për zgjedhje, ata bënë disa, Bashkia e Durrësit veçanërisht që u bë dhe lajmi publik, i dhanë shumë lekë njerëzve, qoftë edhe për efekt elektoral, po i dhanë disbursuan rreth 50 milionë euro?

Shpresa Guci: Unë s’kam marrë lekë asnjëherë për tërmetin. Asnjë lek.

Flavion Qarri: A morët para në atë periudhë?

Shpresa Guci: Jo, jo, jo! Fare nuk kam marrë lekë. Jo, jo, jo, absolutisht. As më ka ardhur njeri në derë as deputet asnjë, as kryetari as administratori më kanë lënë pas dore. Nuk e di pse më kanë lënë kështu në këtë gjendje mes katër rrugëve, njeri pa njeri. Unë s’kam njeri vetëm një fëmijë këtu tjetri më ka dalë në rrugë me qera. Me dy fëmijë minoren të vegjël jam, në ‘Hekurudha’ e bën shkollën goca.

Flavion Qarri: Si është jeta e përditshme aty te kapanonet, si orientoheni, si lëvizni?

Shpresa Guci: Ja unë lëviz e shkreta, goca ikën shkon gocën në shkollë. Kam dy javë që është e sëmurë ajo 8-vjeçja. Tani kam dhe këtë të voglën, laj shpëlaj kështu e kaloj jetën, pres kush po më merr në telefon, kush po më troket në derë që të më japë një lajm të mirë të fus dhe unë fëmijët e vegjël, të rrojnë dhe këta si gjithë fëmijët e botës.

Ola Bregu: Jeni e vetme zonja...

Shpresa Guci: E vetme jam...Një tjetër 67-vjeçar fle po aty te rrënojat e tërmetit sepse çadrat u prishën...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco