VIDEO/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërrin në Shqipëri

11:29, 15/02/2024
A+ Aa A-

Rreth orës 11:13 avioni më të cilin udhëtoi Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, preku tokën shqiptare.

Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Forca të shumta të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili do të qëndrojë në Tiranë për rreth 8-9 orë.

Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco