KAFE SHQETO/ Burimi: Vizita e Blinken, 'një gjë që duhet bërë'

10:42, 15/02/2024
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi, i ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, komentoi ardhjen e Sekretarit Ammerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Burimi ndër të tjera se vizita e Blinken shikohet si 'një gjë që duhet bërë' dhe se e vetmja gjë që nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e tij, është deklarata e Ramës se nëse Serbia sulmon Kosovën, Shqipëria do ndërhyjë.

Një deklaratë e dhënë një ditë para vizitës së Blinken, dhe kontradiktore me çdo qëndrim të tij deri më tani, për Kosovën.

Edhe fotografia që i është vënë Blinkenit në Bulevard kjo është, që ai është si Papa, është si Zoti, i paprekshëm dhe është tjetër kategori.

Ky Blinken ka kaq problem të mëdha në jetën private, me konfliktin në Gaza, me luftën që është hapur në Ukrainë, me këtë që është hapur, që po ndodh në ballkan në këtë moment.

Vizita e tij eshtë si diçka që duhet bërë, për mua kjo është, por nuk ka asgjë.

E vetmja gjë që më duket interesante dhe dje nuk i është dhënë jehonë në shtypin shqiptar por në atë serb po, është deklarata revolucionare që vjen dhe në momentin e Blinkenit, një deklaratë kërcënuse e Ramës ndaj Beogradit.

Nga ana diplomatike, ajo deklaratë është si një bombë dhe është cilësuar si e tillë në shtypin serb, ku thotë se nëse Kosova sulmohet, pra nga Serbia, Shqipëria do të angazhohet në konflikt.

Është një kthim 180 gradë pas.

Serbia ishte aleat me Ramën.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco