'Kosova nuk është vetëm'/ Rama tenton dëshpërimisht të shkulë 'thikat' që i ka ngulur Kosovës deri tani

'Kosova nuk është vetëm'/ Rama tenton dëshpërimisht të shkulë 'thikat' që i ka ngulur Kosovës deri tani

22:14, 14/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si duket është ‘penduar’ për qasjen e tij të vrazhdë dhe aspak vëllazërore karshi Kosovës në raport me Serbinë. Në paraqitjen e tij të sotme në një televizion kosovar bëri një deklaratë tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë nga ai, duke thënë se “çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë”.

Ai tha se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se e ka Shqipërinë, por sipas tij, sepse i ka edhe aleatët strategjik, ani pse para pak muajsh ishte bashkë ideator me Vuçiqin për themelimin e Open Balkanit duke këmbëngulur që Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Edi Rama mendon se shqiptarët kanë harruar duart e tij të zgjatura aktivisht në ndarjen e Kosovës, apo avokatinë që i ka bërë Vuçiqit në çdo samit ndërkombëtar ku ka mundur.

“Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo një entitet shtetëror që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë, por nga anën tjetër, mos të harrojmë asnjëherë dhe për këtë arsye duhet me i pasë parasysh të gjitha kur nganjëherë e kalojmë masën në raport me aleatët, se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka Shqipërinë, po sepse ka aleat strategjik, që i dimë fare mirë kush janë, pa të cilin Kosova s’do të ekzistonte sot si shtet dhe me të cilët Kosova mund t’i arrijë të gjitha ato që ne të gjithë duam që Kosova t’i arrijë. Kështu që, për këtë arsye duhet menduar çdo ditë për peshën dhe rëndësinë e aleatëve, edhe kur je në një paqe të plotë e jo më kur je në një proces si ky, kur ke nevojë për sa më shumë miq dhe kur të humbasësh miq apo të ftohësh zemrën e miqve është gjëja më e pakëshillueshme e mundshme”, tha Rama.

Tutje Rama u shprehe se “as që diskutohet që Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevojë”.

“As nuk diskutohet që Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje, nëse edhe, mos e dhëntë Zoti gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, po janë armët”, tha Rama.

Ky  qëndrim i ri i kryeministrit Rama është i befasishëm duke pasur parasysh që ishte pikërisht vet Edi Rama që  ka bërë thirrje ndaj perëndimit që të mos i vendosen sanksione Serbisë për qëndrimet e saja pro ruse, në anën tjetër, Kurtin nuk e përkrahi as kur BE-ja i vendosi sanksione pas tensioneve në veri, pse Qeveria e Kosovës po vendoste sundimin e ligjit edhe në atë pjesë.

Rama këto deklarata i japi vetëm një ditë para vizitës së sekretarit amerikan Antony Blinken në Tinarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco