‘Durrësi u detyrua të depozitonte dherat në Tiranë’/ Bozdo: Ja si zhduku Rama 13 mln euro nga Eco Park

21:36, 07/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka folur për aferën e Eco Park në Durrës, ku u zhduken 19 milionë euro me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Bozdo ka theksuar se pjesa e parë e aferës së Eco Park në Porto Romanos është detyrimi që iu bë Durrësit për të depozituar dherat në landfillin e Tiranës.

Në vazhdim, Bozdo ka sqaruar në mënyrë kronologjike se si ka vepruar Edi Rama që në fillim të hapjes së fondit prej 19 milionë euro për prokurimin e Eco Parkut dhe prishjes së këtij prokurimi dhe deri te marrëveshja e drejtëpërdrejtë e kryeministrit me kompanitë Victoria Invest dhe MareSRL.

Bozdo: U detyrua edhe Durrësi të depozitonte dherat në Tiranë. Këtu është pjesa e aferës. Mbyllja e venddepozitimit të Porto Romanos është e lidhur me inceneratorin e Tiranës, me landfillin dhe venddepozitimin dhe inceneratorin e Tiranës. Ideja ishte që të gjejmë të gjitha llojet e flukseve të detyrojmë të depozitojmë në landfillin e Tiranës me pagesë dhe me çmime shumë të kripura.

Për herë të parë Rama në fund të majit 2019, thotë që ne do ndërhyjmë në Porto Romano dhe do ta kthejmë në hapsirë të gjelbër. Asgjë e keqe deri këtu sepse ajo hapsirë fare mirë mund ti shërbejë qytetit. Deri tani ‘askush nuk dinte asgjë’ për këtë lloj iniciative.

Në fakt nuk është kjo dita e fillimit. Dita e fillimit është 16 tetori i 2019 kur AKUM-i me drejtor Alqi Bllakon, u lidhën telat, shpall kërkesa teknike për këtë projekt dhe vendos një fond limit 19 milionë euro.

Tre apo katër ditë se të vinte afati i hapjes së dokumentave, ka pasur 4 kompani në garë, nën justifikimin e emergjecës së tërmetit, ofertat duhet të hapeshin në fillim të dhjetorit, nën justifikimin e emergjencës së tërmetit në 29 nënëtor, pra një javë më parë kishte ndodhur tërmeti, Edi Rama e prish këtë procedurë, nën justifikimin e emergjecës civile dhe thotë këtë unë nuk do ta bëjë në këtë mënyrë, kur duheshin 3-4 ditë për të parë ofertën më të mirë dhe do ta zgjidh ndryshe.

Dhe çfarë bën? Në 27 dhjetor lidh marrëveshje të drejtëpërdrejtë me Victoria Invest dhe MareSRL.

Edi Rama flet në fund të majit 2019 duke e shpallur si ide, në tetor AKUM-i i Alqi Bllakos shpall garën, ofertat duhet të ishin hapur në fillim të dhjetorit dhe 3-4 ditë përpara Rama e prish dhe e negocion drejtëpërdrejtë me Victoria Invest dhe MareSRL me negocim të drejtëpërdrejtë pa shpallje paraprake.

Neni 33 i ligjit të Prokurimit Publik e përcakton shumë qartë kur qeveria ndjek një procedurë të tillë dhe kjo që bën Edi Ramë është tërësisht në kundërshtim me ligjin. Kjo ndiqet në raste emergjence dhe në atë kohë Shqipëria nuk kishte asnjë lloj emergjence.

I thotë kompanisë, Victoria Ivenst me MareSRL i thotë hajdeni këtu dhe mereni.

Po të kishte hapur ofertat jo vetëm që kontrata do lidhej më parë, pra emergjenca bie por në garën mes katër kompanive nuk do të kishim vajtur në fondin limit 19 milionë euro. Do kishim diçka patjetër më të ulët ku në fakt duhet të ishte goxha më i ulët duke parë mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet.

Kjo është pjesë e korrupsionit brenda korrupsionit të madh.

Në 14 maj të 2020, 5 muaj më vonë, kompanitë që kishte e marrë dhuratë nga kryeministri lidhin një kontratë me Artkon Shpk në pronësi të Denis Ymerit dhe ia kalojnë të gjitha punimet civile nga 19 milionë euro, vetëm për 6 milionë euro dhe 13 milionë euro këtu zhduken.

Që këtu kuptohet se fondi prej 19 milionë euro ka qënë goxha e fryrë dhe po të kishim lejuar garën që të ndodhte...

Kush është Denis Ymeri? Denis Ymeri nuk është gjë tjetër se shoferi i kompanisë Entegreted Energy dhe i drejtëpërdrejtë i zotit Mërtiri. Victoria ia kalon Entegrated Energy.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco