Shoqata e Biznesit të Vogël kërkesë qeverisë: Po falimentojmë, rrisni çmimin e referencës për importin

11:23, 07/02/2024
A+ Aa A-

Fermerët në qarkun e Korçës kanë vijuar protestën e tyre si pasojë e situatë së vështirë ekonomike që po kalojnë.

Shoqata e Biznesit të Vogël i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën e vështirë të krijuar për fermerët e Korçës, pas mbetjes pa shitur të prodhimit vendas.

Fermerët kanë deklaruar se nëse nuk ka reagim nga qeveria do të vazhdojnë protesta masive.

për këtë arsye kërkojmë për të disatën herë ndërhyrjen e qeverisë lidhur me :

  • Rritjen e çmimit të referencës për mollët e importit
  • Kontrollin e mollës së importuar ( analizë-cilësi ) në dogana kur importohet ashtu si shtete e tjera bëjnë me importin e mallrave tona.

Sipas fermerëve këto pika duhet të merren në konsideratë menjëherë pasi rrezikojnë seriozisht falimentimin, e kjo do të sillte pasoja të rënda edhe për qarkun e Korçës pasi janë me mijëra persona që punësohen në këtë sektor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco