Marrëveshja me Italinë/ 'Kushtetuesja, aneks qeveritar', Lela: Rama flirtoi me idenë e marrjes së refugjatëve nga Gjermania

Marrëveshja me Italinë/ 'Kushtetuesja, aneks qeveritar', Lela: Rama flirtoi me idenë e marrjes së refugjatëve nga Gjermania

21:50, 01/02/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Komunimimit dhe Medias në PD Alfred Lela ka komentuar zhvillimet rreth marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Për emisionin 'Open' Ai u shpreh se me vendimin e marrë duke mos kundërshtuar paktin, Gjykata Kushtetuese është kthyer në aneks qeveritar.

Sipas tij ky është shqetësimi më i madh, ndërsa theksoi se po shqetësuese është “gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare”. 

Lela nënvizoi se vendimi i GJK hap një precedent duke thënë se Rama në Gjermani “flirtoi” me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje.

“GJK është kthyer në aneks qeveritar, ky është shqetësimi më i madh. I dyti është kjo gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare dhe ato që lidhen me infrastrukturat ku ne duam të jemi pjesë. Shqetësimi i tretë është se vendimi i GJK krijon një precedent. Rama para disa ditësh flirtoi në Gjermani me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje. Ky vendim i hap rrugën edhe një serie të dytë apo të tretë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco