Beleri në seancën e sotme gjyqësore: Drejtësia po tregon njëanshmëri, në çdo seancë po më trajtojnë ndryshe

Beleri në seancën e sotme gjyqësore: Drejtësia po tregon njëanshmëri, në çdo seancë po më trajtojnë ndryshe

20:37, 01/02/2024
A+ Aa A-

Kyretari i Bashkisë Himarë ka deklaruar para trupave gjykues në seancën e sotmë gjyqësore se është trajtuar padrejtësisht.

Beleri është shprehur se po tregohet njëanshmëri nga ana e drejtësisë dhe kërkon të merret vendimi sa më shpejt.

“Fatkeqësisht, kundrejt meje duket qartë se është vendosur një mur i pakapërcyeshëm si nga qeveria, ashtu dhe nga policia, gazetarët, prokuroria dhe nga ju gjyqtarët. Po tregoni në çdo seancë se jeni duke më trajtuar ndryshe. Deri më sot nuk keni pranuar asnjë kërkesë të mbrojtësve të mi. Përkundrazi, po pranoni gjithçka kërkojnë prokurorët, madje, në disa raste u jeni drejtuar avokatëve të mi me tone të larta. Haptazi po tregoni njëanshmëri.

Lidhur me dëshminë e penalitetit dëshiroj të theksoj se  prej vitit 2019 e deri më sot, në këtë moment, e vetmja që ka ndryshuar dhe doli “ndryshe” ishte dëshmia e datës 12 maj, dmth ditën që në mënyrë të paligjshme u krye arrestimi dhe në vijim paraburgimi im. Njeriu i mençur e pranon gabimin e tij, dinaku e justifikon, ndërsa budallai këmbëngul në marrëzinë e tij, në paranojën e tij.

Meqenëse, fatkeqësisht, nuk pres më drejtësi nga kjo gjykatë, pasi tashmë ju e keni vendosur të më dënoni, ju lutem që të paktën se atë që “duhet” të bëni, bëjeni shpejt. Në këtë gjykatë ndihem i vetëm dhe i pambrojtur përballë një shteti të tërë” deklaroi Beleri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco