Intervista e Arben Ahmetajt, Alimehmeti: Duhet t'i mbajmë sytë dhe veshët tek mesazhi

20:15, 01/02/2024
A+ Aa A-

Për të diskutuar për intervistën e shumë përfolur të Arben Ahmetaj sonte në 'Çim Peka live' ishte i ftuar në edicionin qëndrot të lajmeve në SYRI.TV, kryetari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Alimehmeti se nuk do të shqetësohej shumë për formën por përmbatjen e kësaj interviste.

Alihmehmeti: Në radhë të parë patjetër duke pritur me shumë interes, interes publik çfarë do të diskutohet sot. Nuk do të shqetësohesha shumë për këtë pjesën e formës neve duhet të na intereson përmbatja, pra këto merren gjithmonë me fasadën formën etj. Çfarë rëndësie ka si vjen informacioni, me emalil me telefon vjen ta sjell vetë personi, neve na intereson mesazhi duhet t'i mbajmë sytë dhe veshtë përqëndruar tek mesazhi, sytë në objektiv.

Ne jemi shumë të qartë për çështjen e informacionit, ne i dim personat e përfshirë, ne e dimë pavarësisht gjithçkaje çdo shqiptarët e din shumë qartë se kush është mbrapa dhe çfarë po ndodh sepse nuk nevojitet asgjë përveç dy syve në ballë për të shkuar tek ai vendi ku duhet të ishte inceneratori, për të kuptuar shumë qartë se aty nuk ka asgjë është vetëm një fushë, një zonë bosh aty nuk ka një incenerator.

Dhe ne vazhdojmë të paguajmë dhe unë do e nis nga ky moment për të shkuar mbrapa. Një dosje hetimi do fillonte nga fillimi fare për të shkuar këndej por neve do e marrim sot. Pse? Se qytetarëve u intereson nga sot u rëndon kjo situatë.

Për 2024 buxheti i padiskutuar i pa folur në një mbledhje që e mbylli në 313 sekonda kryetari në detyrë i kalon 17 milionë euro të tjera inceneratorit të Tiranës për vitin 2024. Kujdes këto janë për inceneratorët jo për pastrimin. Pastrimi është 12.9 milionë euro të tjera pra 29.2 është totali, ku mbi gjysma është shumë e qartë se janë për këtë inceneratorin që nuk ekziston që do të thotë çdo familje në Tiranë i është dyfishuar shpenzimi, mbidyfishu shpenzimi që paguajnë sepse atje thjesht nuk ekziston.

Nga merren ato para? Ato janë 17 milionë mangët që do të ishin investuar në fusha të tjera. Do të ishin investuar në shkollë, po të kishin qenë shkolla me mesatare evropiane të ndërtimit të një shkolle se ata po ndërtojnë shkolla tek ne dhe na kanë treguar se afërsisht kushton rreth një milion euro një shkollë. Do të thotë 17 shkolla brenda vitit imagjino sa vite kemi që bëjmë këtë dëm.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco