Abilekaj: Varfëria është shkaku që njerëzit nuk mendojnë për të drejtat politike

Abilekaj: Varfëria është shkaku që njerëzit nuk mendojnë për të drejtat politike

23:08, 25/01/2024
A+ Aa A-

“Varfëria është shkaku që njerëzit nuk mendojnë për të drejtat politike, por vetëm për të drejtat ekonomike”, kështu është shprehur gazetari Enton Abilekaj për mosrezistencën e popullit dhe mosaktviizimin në çështjet politike.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Abilekaj u shpreh se në përgjithësi ata që aktivizohen janë grupe interesi dhe shoqëria civile të cilët mund t’i parandalojnë këto që po ndodhin.  

Enton Abilekaj: Nëse ne flasim për pushtet autoritar që e ka pamundësuar mundësinë e vendimmarjes dhe pjesëmarrjes në politikë të njerëzve ne duhet të shpjegojmë kush janë arsyet kryesore dhe kush janë këto pushtete që e kontrollojnë këtë gjë. Drejtësia që është një diskutim i gjerë që funksionon pjesërisht se vetë Dumani e tha sot se një pjesë e prokurorëve flirtojnë me qeverinë megjithëse janë të pavarur. Meqë u fol për monipolizim e gjithçkaje jemi në një forcë politikë që kontrollon ekonominë, politikën, institucionet të gjitha…dhe në 90 dolën pinjollë, studentët kryesisht të preferuarit e sistemit  pikërisht ata dolën kundër atij sistemi. U rrëzua monopoli ekonomik sepse kishin idenë, frymëzimin, alternativën.

Problemi i parë është a ka një alternativë sot që njerëzit të binden që ne do rimë këtu dhe do luftojmë dhe është e qartë që ne këtë se kemi dhe nuk mund të fajësosh për këtë as njerëzit as qeverinë, por opozitën dhe duhet thënë kjo gjë. E dyta është se mosaktivizimi i njerëzve nuk vjen vetëm sepse janë të interesuar për çështje të tjera…Varfëria është shkaku që njerëzit nuk mendojnë për të drejtat politike, por vetëm për të drejtat ekonomike. Sa më të varfër të jenë njerëzit, sa më e pabarabartë të jetë shoqëria ato që janë viktimat janë pikërisht ata që nuk kujdesen dot për këtë, dhe kjo është një nga arsyer pabarazia. Në përgjithsësi ata që aktivizohen dhe luftojnë për të drejtat politike, civilët janë grupë interesi, shoqëria civile, njerëz të shtresës së mesme dhe kjo është forca më e madhe nuk është as gjyqësori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco