VIDEO/ Armand Shkullaku: Lekët e inceneratorëve kanë shkuar tek McGonigal dhe ambasadorë

22:04, 25/01/2024
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku gjatë debatit në ‘Ëim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për ëështjen e Charles McGonigal me Edi Ramën.

Gjatë bisedës, Shkullaku deklaroi se edhe kjo ëështje do të përfundojë nga SPAK, sië janë mbyllur disa ëështje.

Sipas Armand Shkullakut, lekët e inceneratorëve kanë përfunduar tek McGonigal, dhe tek ambasadorët që ishin të shqetësuar për depërtimin rus.

‘Edi Ramën nuk kanë për ta thirrur ndonjëherë për çështjen McGonigal, sepse mund të ketë vajtur 1, 2, 3 mln euro. Ne kemi vetëm inceneratorin e Tiranës që ka shkuar 130 mln euro.

Ne kemi kryeministër që ka firmosur ti jepet bonus një VKM, një kompanie që nuk ekzistonte, në një kohë kur ministrja  e shkruante që nuk mund të marrë bonos sepse nuk ekziston.

Nuk e pyetur njeri, si e firmose, a je tutkun apo qorr.

A ka prokuror edhe me 5-sa ta ketë mbaruar shkollën, që nuk thotë a ta pyesim këtë njeri. Nëse nuk e pyesim këtë, të pyesim sekretarin e Përgjithshëm. Si u jepet 3 lapangjozëve, 430 mln euro projekte, 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

Kush është çështja. Nëse këto mbyllen tek rroga e babit të Alqit, shqiptarët kanë zero interes. Ne duam të dimë se kush është ky mekanizëm kaq i përbindshëm, si funksionon, kush janë urdhëruesit dhe përfituesit.

Mua s’ma mbush njeri mendjen në botë që 430 mln euro janë shpërndarë për rroga dhe reklama.

A shkuan për zgjedhjet, McGonigal, ambasadorë. Se e mbani mend fushatën që u bë kundër jush, pasi doli Mother Jones. Vetëm një fjalë kishin, rubla ruse.

Pra ti merr lekët te inceneratorët, i çon te McGonigal, dhe ambasadorët që janë të shqetësuar për depërtimin rus.

Kjo çështje një prokuror me minimumin e aftësisë dhe një fije integritet, ka detyrim para popullit shqiptar që të ndërpresë hemoragjinë financiare se po u ikin lekët dhe e dyta të ju tregojë shqiptarëve se si ju vidh lekët.

Mua më intereson si u ngri mekanizmi i sterilizimit, laboratorëve dhe Check Up. Kush është pas saj, ku vajtën 100 e ca milionë euro. Pse në spitale ka kërkesa dhe nevojë për pajisje.

Po u mbyll sterilizimi dhe laboratorët se ku hëngri dreka, dhe sa restorante ka Beqja e ku hëngri drekë me shoferin, kjo është qesharake.

SPAK edhe këtë çështje kështu do ta çojë. Do të përfundojë se sa ka kushtuar që i ke dhënë kryeministrit, se i ka dhënë një kapele’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco