VIDEO-EKSKLUZIVE/ E dashura e McGonigal: Edi Rama një kryeministër i korruptuar

21:36, 25/01/2024
A+ Aa A-

Ish-e dashura e Charles McGonigal Allison Guerrero, në një intervistë të dhënë për gazetarin Çim Peka në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se Edi Rama është një kryeministër i korruptuar.

Ajo deklaroi se kishte arritur në këtë përfundim për shkak të marrëdhënies që kishte Edi Rama me ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.

Guerrero ka treguar edhe për detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien Rama-McGonigal.

Intervista e plotë dhënë për ‘Çim Peka LIVE’

Çim Peka: Kur e keni dëgjuar për herë të parë emrin e Edi Ramës?

Allison Guerrero: Për herë të parë e kam dëgjuar para 10 vitesh nga Charls McGonigal, ndoshta 1 javë apo dy javë pasi jam takuar me të.

Çim Peka: McGonigal ju ka folur për një darkë 10 mijë dollarëshe, me Edi Ramën?

Allison Guerrero: Charls McGonigal më tha dhe unë e besoj se ai nxori një delegacion gjatë asamblesë së përgjithshme në Nju Jork në vitin 2017, ku ishte dhe Edi Rama. Ishin tek restoranti ‘St. George’ dhe më tha se, darka kishte shkuar 10 mijë dollarë dhe e kishte paguar kesh.

Çim Peka: E kishte paguar McGonigal apo Edi Rama?

Allison Guerrero: Charles McGonigal.

Çim Peka: Kishte paguar McGonigal një darkë prej 10 mijë dollarësh me Edi Ramën?

Allison Guerrero: Po kështu më tha.

Çim Peka: Edi Rama para se të bëhej publik, betohej se McGonigal ishte një mik i tij. Pas publikimit të skandalit e mohoi, duke thënë se nuk ishte mik i im. A ishte McGonigal, mik i Ramës?

Allison Guerrero: E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq.

Çim Peka: Gjatë kohës që keni bashkëjetuar me McGonigal, a ishit në dijeni se ai udhëtonte shpesh në Shqipëri.

Allison Guerrero: Po, e dija.

Çim Peka: A e keni pyetur ndonjëherë se çfarë e lidhte me Shqipërinë dhe çfarë misioni po kryente?

Allison Guerrero: Po e kam pyetur. Ai më thoshte se shkonte në Tiranë të punonte atje me agjencitë ligjzbatuese. Ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA, për të ndarë aleatin e SHBA, Shqipërinë. Dhe më thoshte se punonte shumë afër me Ramën. Dhe mbi të gjitha ishte dhe nën mbikëqyrjen e drejtorit të FBI.

Çim Peka: Ju keni treguar se FBI ju ka kontaktuar dhe ju tregoi një foto të Edi Ramës dhe ju pyeti nëse e njihni këtë person.

Allison Guerrero: Po është e vërtetë. Është një foto që e kishta postuar në Twitter, një foto që ja kisha bërë Edi Ramës dhe Charles McGonigal dhe kisha shkruar se pse, ky lejohet të shoqërohet me personalitete te huaja, ndërkohë që bën pastrim parash. Në këtë mënyrë tërhoqa vëmendjen e FBI-së, pas dy vitesh që po përpiqesha ta dorëzoja në FBI.

Çim Peka: Tashmë dihet se McGonigal kishte marrë 225 mijë dollarë nga Agron Neza, për ti bërë një shërbim Edi Ramës dhe këtë e ka pranuar dhe vetë McGonigal. Zëri i Amerikës para disa ditësh ka bërë një deklaratë shumë interesante, që Agron Neza nuk ishte sekser, por ishte i infiltruar i FBI për të ndjekur McGonigal. A e keni njohur Agron Nezën, apo ju ka folur ai për këtë mik të tij?

Allison Guerrero: McGonigal e përmendur shumë shpesh Agron Nezën, por unë nuk e kam takuar personalisht. Di që ishin miq të afërt dhe jetonte në Nju Xhersi, dhe nuk ishte shumë larg Nju Jorkut dhe ishte afër banesës së babait tim, ku jetoja asokohe.

Çim Peka: Po për Dorian Duçkën keni dëgjuar ndonjëherë?

Allison Guerrero: Për Dorian Duçkën kam dëgjuar.

Çim Peka: Çfarë keni dëgjuar?

Allison Guerrero: Nuk di shumë gjëra për të dhe nuk dua të komentoj sepse nuk kam shumë informacion.

Çim Peka: Në një intervistë tuaj keni thënë se McGonigal kishte një qese me para, diku te rreth 80 mijë dollarë. Si qëndron e vërteta e saj?

Allison Guerrero: Ne jetonim në Bruklin dhe në derën e pasme pashë një qese të zezë ku kishte kartëmonedha 100 dollarëshe të përthyera.

Çim Peka: A e pyetët se ku i kishte marrë këto para?

Allison Guerrero: Po e pyeta.

Çim Peka: Çfarë ju tha?

Allison Guerrero: Më gënjeu, më tha se i kishte fituar pas një ndeshje bejsbolli.

Çim Peka: A ju ka thënë ndonjëherë McGonigal se po bën biznes në Shqipëri?

Allison Guerrero: Po.

Çim Peka: Edhe në kohën kur ishte në detyrë?

Allison Guerrero: Po, ai më tha se po punonte për të ngritur biznesin e vet të konsulencës pasi të largohej nga FBI.

Çim Peka: Ka dy variante për nisjen e hetimit ndaj McGonigal. Një variant ishte se ka qenë një email i juaji për ish-shefin e tij për nisjen e hetimeve, ndërsa Zëri i Amerikës thotë se, Agron Neza është personi që ka bërë të mundur hetimet, sepse ishte një i infiltruar i FBI.

Allison Guerrero: Unë besoj se filloi me këtë të dhënën tim që i dërgova FBI-së dhe pas kësaj FBI përfshiu Agron Nezën. Kështu kam dëgjuar unë, nuk e di sa e vërtetë është. Dmth ju drejtuan më pas Nezës dhe ai filloi të bashkëpunonte me FBI dhe të bëhej informator i FBI.

Çim Peka: Nga bisedat me McGonigal, a ka pasur ai raporte me kryeministra apo kryetarë shtetesh siç kishte me Ramën?

Allison Guerrero: Po. Me Angela Merkel.

Çim Peka: Ka pasur një raport personal?

Allison Guerrero: Po.

Çim Peka: Po me kryeministra të tjerë në Ballkan, ju ka përmendur emra të tjerë?

Allison Guerrero: Nuk më ka përmendur ndonjë emër, por më ka thënë se në Kosovë kishte një mik që kishte në pronësi një firmë farmaceutike në Bosnje.

Çim Peka: Ju sigurisht që nuk keni dijeni, por nga dëshmitë që po mblidhen në Shqipëri, biznesmenë shqiptarë kanë paguar miliona euro ndaj Charles McGonigal më qëllim që të mos shpallen non grata. Ju për aq kohë sa keni bashkëjetuar me të, keni ndjerë këtë aromë parash?

Allison Guerrero: Ai gjithnjë kishte shumë para.

Çim Peka: Me aq sa ju keni kuptuar, raporti McGonigal me Ramën, ishte një raport korruptiv apo thjeshtë miqësor?

Allison Guerrero: Do të thoja se ishin të dy. Unë besoj se ishin të dyja.

Çim Peka: Po këtë gjë nuk mund ta thoni për raportin me Merkel, besoj?

Allison Guerrero: Jo, di që McGonigal ishte takuar me të, kishte shkuar në disa aktivitete me të, por nuk kishte një raport të afërt siç e kishte me Edi Ramën.

Çim Peka: Ju po thoni, se besoni se Edi Rama ishte një kryeministër i korruptuar?

Allison Guerrero: Po, absolutisht po.

Çim Peka: Ju faleminderit.

Allison Guerrero: Faleminderit ju.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco