Lela: Deklarata e Dumanit duket si e thënë padashje, por shpjegon ku ka rënë sistemi i drejtësisë

19:58, 25/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV ishte Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela.

Teksa komentoi deklaratat e fundit të kreut të SPAK, Altin Dumani, Lela u shpreh se deklarata e tij duket si e thëne padashje, si e shkujdesur, por shpjegon gjithë atë konjukturën ku ka rënë sistemi i drejtësisë.

Është fatkeqe se përveç dëmit që ju bëhet individëve është një dëm që i shkon republikës, që krijon një precedentë dhe që merr para nga më të lartit, të themi nga elitat dhe deri tek qytetarët e zakonshëm.

Pra mua më shqetëson më shumë precedenti që është krijuar me zotin Berisha, pa harruar këtu pastaj përmasën politike si përfaqsues i opozitës së vendit.

Deklarata e zotit Dumani duket si e thënë si padashje ose si e shkujdesur, por shpjegon gjithë atë konjukturën ku ka rënë sistemi i drejtësisë.

Pra është një sistem i cili ka disa shtresa te kësaj konjekture dhe është kapur në kthetrat e pushtetit politik, dhe të ndikimeve e influencave të tjera, të cilat të gjitha bashkë përbëjnë një komplot që është kundër opozitës por dhe kundër individit si i tille, por shkon dhe kundër republikës së Shqipërisë, si nocion juridik politik dhe shoqëror.

Kjo dëmton vendin sepse unë dëshiroj të kem një tezë, që është teza e rrezikut të kthimit të Republikës se Shqipërisë nga në një Republikë Parlamentare në republikë ekzekutiv-justicialiste, ku justicializmi dhe sistemi i drejtësisë së re bashkëvepron me ekzekutivin në këtë rast me kryeministrin Rama dhe kjo dyshe përcakton dhe zhvillimet duke dëmtuar të gjitha pushtetet dhe të gjitha mundësitë për pushtete dhe balanca në Shqipëri.

Është më e rrezikshme se një sistem i pastër diktatorial, sepse për mua krijon veshjen e një demokracie por në brendësi është totalitarizëm i pastër, dhe në të njëjtën kohë dhe instrumentalizëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco