Aktorja Juli Emiri: Të gjithë bashkë për të rrëzuar këtë qeveri të mbushur me skandale

19:08, 25/01/2024
A+ Aa A-

Juli Ermiri nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në fjalinë e saj për mbështetjen e kryetarit të PD, Sali Berisha, poshtë banesës së tij, u shpreh se ajo që po i ndodh sot liderit të opozitës është një skandal.

Emiri i drejtohet SPAK për heshtjen ndaj krimeve të zyrtarëve dhe vjedhjes që po i bëhet qytetarëve shqiptarë.

“Zoti Berisha sot, me atë që po i bëhet, nuk përfaqëson vetëm një individ, një qytetar që po i bëhet një padrejtësi e paimagjinueshme.

Përveç një individ që i shkelen të drejtat, përfaqëson edhe një të ndëshkuar poitik, që është një skandal. Një i ndëshkuar politik, që është lider i opozitës, që është një skandal më i madh sepse opozita nuk është PD, por opozita është e gjithë shqiptarëve për faktin që është kusht themelor për demokracinë.

Gjithë kjo drejtësi bëhet në një kontekst kur liderit aktual të Shqipërisë i plasin skandalet dhe krimet njëri më i madh se tjetri, ditë mbas dite. Në një kontekst ku ai dihet që ka ardhur me vota të vjedhura në pushtet dhe ka përgjime për këtë, dhe SPAK nuk bën absolutisht asgjë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco