VIDEO/Burimi për SPAK: Pse Dumani nuk heton dosjet miliona euroshe të qeverisë?

18:11, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari i Radio France Genc Burimi i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka bërë një analizë të qartë mbi mënyrën sesi po vepron SPAK në lidhje me ngjarjet politike.

Burimi vë në pikëpyetje faktin se pse kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani nuk po merret me afera që i kushtojnë miliona euro shqiptarëve, por ka lëshuar fokusin në çështjen e Berishës dhe Malltezit ku nuk ekzistojë as provat konkrete.

“Jo vetëm që po ktheht në boomerang , por drejtësia sot e SPAK tregon qartë me këtë komunikim publik që bëri sot Dumani  në prani të diplomatëve amerikanë, se kjo drejtësi e ka humbur atë pak besim që kishin fituar shqiptarët me aferat e Tahirit, Kokës, etj. Që Dumani të dalë sot, të jetë i detyruar të japë mesazhe në publik e të justifikohet tregon edhe njëherë që shqiptarët e kanë humbur besimin tek kjo drejtësi që po tregohet me dy standarte.

Tek dosja e Mc Gonigal...habiteshe sesi ‘McGonigal’ kishte kohë të merrej me dosjen e një partie politke që nuk i bënte keq Amerikës dhe mos të merrej me gjëra më të mëdha si FBI që përbejnë kërcënim për Amerikën. Pra, zoti Dumani kur i vjen fjala tek eprorizimi, më prioritare e ke të merresh me një aferë “Malltezi” të para 15 viteve me një konflikt që nuk ka ndodhur kurrë, pa dëm dhe nuk merresh ti sot me dosje që i kushtojnë qindra miliona euro shqiptarëve? Si ka mundësi që asnjë nga studentët nuk ja ndërpreu fjalën se pse paratë tona publike shkon për tui marrë me një dosje për Partizanin e nuk merret me gjënë prioritare?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco