Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

Vendimi i SPAK për Berishën/ Bushkolaj: Nuk u gjet asnjë provë dhe nuk ia ndryshuan masën. Provat për Beqjan janë ulëritëse dhe ai vazhdon i lirë

Vendimi i SPAK për Berishën/ Bushkolaj: Nuk u gjet asnjë provë dhe nuk ia ndryshuan masën. Provat për Beqjan janë ulëritëse dhe ai vazhdon i lirë

17:45, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj bëri një krahasim të rastit të ish-ministrit Beqaj dhe kryetarit të opozitës Sali Berisha duke thënë se dosja për ish-zyrtarin e lartë është e mbushur me prova të korrupsionit dhe ai vazhdon të jetë ende i lirë, ndërkohë që për Berishën sot nuk u gjend asnjë provë e re dhe SPAK nuk bëri asnjë ndryshim mase.

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Bushkolaj tha se SPAK vazhdon të veprojë me sy standarte dhe kjo padrejtësi kundrej kryetarit të opozitës bëhet për zvarritje të vulës së PD.

“Ne rastin më të freskët kemi rastin e z.Beqaj i cili vijon të jetë i lirë dhe ka detyrim paraqitjeje, një masë shumë e butë sa e z. Berisha, kur provat për të janë ulëritëse. Mënyra sesi është operuar me konçënsionin e sterilizimit, impakti direkt i z.Beqaj dhe z.Rrepaj në raport edhe me biznesmenit Rrapaj  janë të gjitha prova që faktojnë sesi një zyrtar i lartë ka kryer realisht korrupsion edhe kur dosja është e mbushur me prova.

Rasti konkret i dosjes së Berishës nuk kemi parë ende asnjë provë konkrete. Debati më i madh që u bë ishte në komisionin hetimor  ku u kërkua edhe ndryshimi i masës dhe kryefjala e atij debati ishte se nuk kishte prova të reja shtesë. Pa prova shtesë sërish nuk ka asnjë ndryshim të masës, në një dosje që mbi të gjitha nuk ka asnjë akuzë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco