Kushtetutë/  Në emër të popullit arrestohesh

Kushtetutë/ Në emër të popullit arrestohesh

17:36, 25/01/2024
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani 

Edhe pse vendimi për kthimin nga klubi sportiv Partizani në zonë zhvillimi ku do bëhej edhe një gjimnaz për zonën ,u bë nga ish kreu i bashkisë së asaj kohe Edi Rama , dhe leja ndërtimit u firmos sërish nga Edi Rama, sot nën hetim janë Abi Malltezi dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha.

Të hetosh nuk ka asgjë të keqe në vendet e zhvilluara ku ka demokraci , por të hetosh siç bëhet në këtë katundin tonë  nën arrest  është pikërisht vërtetimi i plotë i vendosjes së një regjimi diktatorial ku nëse flet , nëse denoncon, nëse ke energji elektrike në shumën 3000 lek , nëse nga uria vjedh një bukë , nëse denoncon me prova siç po bëhet nga doktor Berisha dhe opozita , atëherë arrestohesh, pushohesh nga puna që të vdesësh për bukë , të heqin familjarët e fisin nga puna, të kërcënojnë , të hidhen si çakej për të të shqyer .....por nëse vidhen miliona siç është rasti i inceneratorit , sterilizimit , check up , apo grabitje të tjera , në këtë katundin tonë bëhesh ministër , zv ministër , drejtor drejtorie, kryetar bashkie , kryeministër ...........

Kushtetuta është zero për këta njerëz . Rilindja tashmë e ka kthyer kushtetutën në një lavire ku secili mund ti hipë e të rishkruajë kamasutrën , raporte që bëhen nga të huajt thonë që kemi çmimet më të larta në europë , askush nuk flet , dhe sërish kushtetuta shkelet pasi me gjendjen ku është vëndi shkelet edhe ligji për sigurimin e minimumit jetik , flas për pencionet dhe të papunët , për ata që punojnë me 25.000 lek në muaj ku nuk sigurojnë dot as bukën thatë.....

Në Shqipëri nuk vdes njeri për bukë thotë ay ..... ay i madhi , lideri ballkanik dhe europian sipas disa trutharëve që dalin edhe nëpër ekrane e bëjnë analizë nga politika e deri tek synetlliqet , flasin e ç'nuk thonë , por se si u ndërrua një gjimnaz nuk e thonë, se si avulluan miliona euro me incenerator e me PPP e me konçesione nuk duan tja dinë ....ulërijnë që SPAK po zbaton ligjin , çirren duke thënë që SPAK po vendos drejtësi ......pastaj pasi i japin fytyrës një shprehje që edhe August Roden do ishte i paaftë për ta gdhendur , keta psherëtijnë dhe thonë që nuk na kuptojnë .

Mark Tul Cicero ( Ciceroni ) thotë : Qytetari i mirë ,nuk mund të pranojë që në vendin e tij të ketë një pushtet që pretendon të jetë mbi ligjin.

Por para erës sonë nuk ishte pjellë Rilindja me liderin e saj i cili është mbi çdo sistem , është mbi të gjitha sistemet e drejtësisë madje edhe mbi presidentin honorifik që ka ky katundi ynë.

Dhe po e mbyll me Alexandr Solzhenitsyn nga Arkipelag Gulag"  sepse edhe ky katundi ynë është kthyer në gulag 28.0000 km katror te liderit rilindas

DHUNA  E GJEN  STREHËN  E SAJ  TË VETME  TEK  GENJESHTRA

Dhuna dhe gënjeshtra janë dy anët e së njëjtës medalje. Ata që përdorin dhunën për të imponuar vullnetin e tyre, fuqinë e tyre, interesin e tyre duhet të fshehin mizorinë e tyre pas një maske gënjeshtre. Gënjeshtra shërben për të justifikuar dhunën, për të mohuar viktimat, për të manipuluar opinionin publik. Në këtë mënyrë krijohet një realitet i rremë, një rrëfim i deformuar, një vizion iluziv. Ata që jetojnë në gënjeshtër, megjithatë, nuk mund të jenë të lirë. Gënjeshtra e burgos atë në një rrjetë frike, dyshimi, faji. Dhuna dhe gënjeshtra ushqejnë njëra-tjetrën, në një rreth vicioz që shkatërron dinjitetin njerëzor, drejtësinë sociale dhe paqen civile.

Ka vetëm një rrugëdalje: E  VERTETA ....

E VERTETA  është drita që ndriçon errësirën, zëri që denoncon padrejtësinë, forca që kundërshton shtypjen.

 E VERTETA  është vlera supreme, themeli i lirisë, parakusht i demokracisë.

E VERTETA  është dhurata më e çmuar, e mira më e rrallë, detyra më e lartë.

 E VERTETA  kërkon guxim, ndershmëri, përgjegjësi.

 E VERTETA  nënkupton respekt, dialog, solidaritet. E VERTETA  gjeneron besim, shpresë, dashuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco