Altin Dumani e pranon: Prokurorët dhe gjykatësit flirtojnë me pushtetin

Altin Dumani e pranon: Prokurorët dhe gjykatësit flirtojnë me pushtetin

11:22, 25/01/2024
A+ Aa A-

Në një takim informal nga Shkodra, kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se SPAK si institucion është i pavarur për shkak të fuqisë që i ka dhënë Kushtetuta e vendit, mirëpo nuk e ka përjashtuar as mundësinë e një “flirtimi me pushtetin”.

Ai tha se kjo pavarësi për të cilët po flitet e që është vënë shpeshherë në dyshim, është fakt, mirëpo e gjitha varet nga integriteti i secilit prokuror apo gjykatës. “Mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, tha Duamani në fjalën e tij. 

“Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura. Ne kemi pavarësi totale të garantuar nga Kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Mirëpo, gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, tha Dumani.

Kreu i SPAK ka folur për herë të parë nëse do të thërritet në SPAK, kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal. Dumani është shprehur se nuk mund të jepte përgjigje për çështje të caktuara, por ka bërë të ditur se të gjithë do japin llogari në SPAK.

Nga qyteti i Shkodrës, Dumani ka thënë se:  “Nuk mund të përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari ne SPAK apo gjykate”.

Ai përfundoi duke thënë se SPAK po punon për t’i dhënë fund mitit të pandëshkueshmërisë, përtej emrave dhe pushteti që mund të kenë ose kanë pasur individët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco