Bumçi: S’mund të ketë reformë zgjedhore kur Rama nuk njeh opozitën, po punon ta shkatërrojë

Bumçi: S’mund të ketë reformë zgjedhore kur Rama nuk njeh opozitën, po punon ta shkatërrojë

12:56, 24/01/2024
A+ Aa A-

Në një intervistë për Ora News, Aldo Bumçi u shpreh se në Shqipëri ka rënë fshehtësia e votës, pasi sipas tij e ka cenuar mazhoranca.

Ai tha se pengesat për reformën zgjedhore vijnë nga ata që nuk njohin opozitën dhe theksoi se Rama ka disa vite që po mundohet të shkatërrojë opozitën

Bumçi: Në shqipëri ka rënë fshehtësia e votës. Kur nuk ka votë të fshehtë nuk ka më demokraci. OSBE e thotë se kjo u cenua. E kemi treguar edhe me pamje se janë kërcënuar qytetarët për tu blerë votën. Këto janë edhe rekomandimet kryesore të OSBE/ODHIR.

Pengesat për reformën zgjedhore vijnë nga ata që nuk njohin opozitën. Rama ka disa vite që po mundohet të shkatërrojë opozitën me një ngjarje të shëmtuar, për të cilën do të mbajë përgjegjësi, sikurse është korruptimi i McGonigal. Ai ka pranua fajin dhe që është korruptuar nga kryeministri ynë për të vrarë opozitën. Kjo sjellje e Ramës vijon në kuvend ku nuk do të njohë vullnetin e opozitës dhe votave që janë marrë nga ne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco